Home KRYESORE Ndryshim i sistemit elektoral? PD kërkon proporcional kombëtar me lista të hapura!...

Ndryshim i sistemit elektoral? PD kërkon proporcional kombëtar me lista të hapura! PS: Fitues të bën vota, jo sistemi

A duhet të ndryshojë sistemi elektoral apo jo? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje kanë nisur punën ekspertët e partive politike pranë Komisionit të Reformës, të cilët po përgatisin propozimet ligjore për t’ia paraqitur deputetëve për diskutim. 

Përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike zyrtare ndajnë qëndrime të ndryshme nëse duhet prekur sistemi apo jo. Demokratët janë të mendimit se kalimi nga proporcional rajonal në atë kombëtar me lista të hapura garanton barazinë e votës.

Indrit Sefa, sekretar për çështje ligjore i PD: Kemi para subjekte qe kane marr nga 30 mije vota, dhe s’kanë nxjerrë asnjë deputet apo kanë marr 100 mije vota dhe kanë nxjerr katër deputet, ne me proporcional kombëtar, mendojmë qe barazia e votës për çdo subjekt zgjidhet një herë e mirë.

Eridian Salianji, sekretar për çështje zgjedhore i PS: Unë kam parimin qe nuk te sjell sistemi ne pushtet, ne pushtet të sjell vota, votë qe ka PS ne çdo lloj sistemit hedhesh PS e nxjerr fitues. S’mundet që në një aktualitet politik ne të kërkojmë që ky aktualitet të sjellë ndryshim sistemi.

Ekspertët duhet të përgatisin amendamentet edhe sa i takon herësit brenda listës së kandidatëve për deputet, të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar. Nëse demokratët janë që lista e deputetëve të hapet 100%, socialistët mendojnë se pragu për të kaluar nga pjesa humbëse në atë fituese krijohet natyralisht me numrin e votave që duhet për të fituar mandatin e deputetit.

Indrit Sefa: Herësi është shfuqizuar nga GJK. Ne pretendojmë te mos kemi herës fare, por të kemi lista 100 për qind te hapura, dhe fryma e GJK, është kjo që vota preferenciale e qytetarëve për të zgjedhur preferencën e tyre. Të gjithë forcat duhet të reflektojnë për të pranuar listat e hapura.

Eridian Salianji: Në një zonë zgjedhore, një deputet mund të dalë me 9 mijë vota dhe mund të jetë një zonë tjetër me 11 mijë dhe herësi do të jetë 11 mijë. Pra herësi do të ketë barazi, çdo deputet do ketë vota të barabarta për sa i përket numrit të votave me të cilët zgjidhet në Parlament.

Çështja tjetër të cilën duhet të trajtojnë palët në tryezën e reformës është votimi dhe numërimi elektronik, për të cilin qëndrimi serish nuk është i njëjtë.

Eridian Salianji: Besoj se ne këto zgjedhje s’mund të realizohet me gjithë Shqipërinë pasi investimi që duhet të bëhet është shume i madh. Por mund te vijojnë te rriten qarqet sa i përket zbatimit te këtij sistemi siç ka thëne Celibashi.

Indrit Sefa: Është e nevojshme qe votimi dhe numërimi elektronik te shtrihet gjithë vendin. Pasi 2021 patëm 87 mijë vota te pavlefshme qe praktikash janë 8 deputet qe është numër i jashtëzakonshëm i vota te pavlefshme. Votimi dhe numërimi elektronik nuk nxjerr vota te pavlefshme. Elektronika e bën me te thjesht votimin parapëlqyes.

Propozimet e tyre për komisionin e reformës, ekspertët duhet t’i paraqesin përpara datës 15 mars ku duhet të përfshijnë edhe çështjen e votës së diasporës, për të cilën të dyja palët ndajnë mendim se ajo do të duhet të realizohet.

Top Channel

Share: