Home I pakategorizuar Burg për burrat me shumë marrëdhënie, apo edukim për më shumë gra...

Burg për burrat me shumë marrëdhënie, apo edukim për më shumë gra të pavarura nga ata?

Nga Irena Beqiraj

Shqipëria harxhon rreth 800 Euro ne vit për një nxënës (5 -18 vjeç), ndërkohë që për arsimin publik harxhon 3.3% të PBB -së, ç’ka është edhe më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë që për të mbajtur një të burgosur, Shqipëria harxhon rreth 620 euro në muaj.
Një i burgosur në një vit na kushton aq sa do të kushtonte edukimi i 9 fëmijeve për të njejtën periudhë, referuar se çfarë shteti investon sot për edukimin.

Ndërsa paskemi vendosur të dënojmë deri në 3 vjet burg burrat që ushtrojnë bigaminë, mos do te ishte më mirë të edukonim më shumë 9 vajza, në mënyrë që t’i bënim ato të zonjat e vetes, të pavarura nga burrat dhe të afta e dinjitoze?

LIbri, lapsi dhe mësuesi mund ta ndryshojnë botën e një gruaje dhe jo burgu për burrat !

PS. Merrni ndonjë atropolog a sociolog, t’ju shpjegojë se pse natyra njerëzore është poligame, përfshirë edhe gratë, por, zbatimi i regullave të teorisë standarde të martesës që bazohet tek ekonomiksi i saj, janë ato që kanë mbajtur institucionin e lidhjes monogame në këmbë.

Share: