Home Gjeo-Ekonomia Ali Ahmeti sjell lajmin e madh”, BDI me kandidat të sajin në...

Ali Ahmeti sjell lajmin e madh”, BDI me kandidat të sajin në garën për President të Maqedonisë së Veriut

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë kandidatin e saj në garën Presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti do të bëjë publik emrin e kandidatit ditën e enjte.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 24 prill dhe në rast se nuk do të ketë kandidat që të marrë më shumë se gjysmën e votave, do të mbahet një raund i dytë në 8 maj, pikërisht në ditën edhe zgjedhjet parlamentare.

Pak javë më parë BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti theu një tabu në politikën e vendit fqinj teksa arriti të marrë postin e kryeministrit të qeverisë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Talat Xhaferri është i parë kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

Share: