Home KRYESORE Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, takimi vjen një ditë pas protestës së...

Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vendosur të mbledhë paraditen e sotme deputetë demokratë.

Në njoftimin drejtuar deputetëve, mësohet se takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit.

“Te nderuar kolege,

Nesër ora 11:30 do te zhvillojme mbledhjen e grupit. Për shkak se disa kolege kane mbledhje me vone ne Kryesi, mbledh neser do ta zhvillojme tek salla e grupit ne Kryesine e Kuvendit. Ju falenderoj! Naten.”, thuhet në njoftimin për demokratët.

Takimi i tyre vjen një ditë pas protestë të zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë, ku edhe kreu demokrat Sali Berisha ishte i pranishëm përmes një fjalimi nga ambientet e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori.

360grade.al

Share: