Situata në parlament, tërheqja e ligjit për amnistinë nga Edi Rama, pasi nuk i kishte votat e nevojshme dhe miratimi i marrëveshjes Rama-Meloni për të sjellë emigrantët afrikanë në Shqipëri, me votat edhe të PDIU-së së Shpëtim Idrizit, duket se ka nxjerrë në pah një krizë politike që ka përfshirë brenda mazhorancën e Ramës.
I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Bledian Koka u shpreh se, sot Edi Rama ka fituar Shpëtim Idrizin dhe ka humbur Tom Doshin.
‘Meqë po flasim për çështjen e krizës brenda mazhorancës, mund të themi se Edi Rama fiton Shpëtim Idrizin dhe humb Tom Doshin, sepse Rama kishte 74 votat e veta dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së, për marrëveshjen me Italinë.
Tjetra që më bën mua të besoj se ka diçka që nuk shkon brenda mazhorancës, është mënyra se si doli në pah çështje e nenit të pretenduar të bërë nga Bledion Nallbati, dhe në fund doli se e kishte bërë Plarent Ndreca.
Në pamje të parë u duk se ishte një diversion për protestën, por më pas u duk si një sabotim i brendshëm nga PS-ja, për mënyrën se si doli informacioni’, tha gazetari Bledian Koka në SYRI TV.
360grade.al