Nga Baton Marku
Megallomania e kombeve të Europës Lindore e cila meret me kufijt e lakmuar që nuk janë aspak të vetat ka çuar disa kombe dhe disa shtete të kësaj treve në krijimin e mbierit e Madhe .
Sërbija këlyshi më kryesor i arushës polare Rusisë , me një vrull të përmbajtur për madhështi paranjojake drejtë zmadhimit të tokave të huaja jugore , shpiku termin sërbi e madhe kur herë – herë duke shkelmuar e bërë copë e thërrime fakte historike që bota nuk i diskuton fare , herë fliste për sërbin e madhe dhe herë të tjera për sërbin e vjetër ( stara sérbia ) . Këtë prapagandë sa maramendëse po aqë shurdhuese , ajo e bënte për të nënëurisur analfabetet e saj të brendshëm , si dhe miqtë e saj të jashtëm . Por me që kjo prapagandë shurdhuse u bë e mërzitshme dhe e uryer , @që sa që i doli boja fare. Sërbia e ndjeu nevojën që të krijonte delirit të madhështisë dicka paralelë. Kështu shohim që lindi tek ata termi Shqipëri e Madhe , një bidatë e pa dëgjuar kur as në Shqipëri as në Sërbi. Njerëz shumë të moshuar , shekullor , të cilët nuk i ka zën sëmundja e maturërisë thonë , të gjithë së bashku se në Shqipëri është folur dhe kërkuar shpesh dhe me zë të lartë vetëm termi Shqipëria Etnike. Kështu që në cdo shkollë të Shqipërisë buçiste kënga ;
” …Edhe flamuri kuq e zi , Do valojë përsëri Në Kosovë e Çamëri Plotë me gaz dhe lumturi “…
Një këngë tjetër që buçiste në festa dhe kremtime , ishte ;
” Në këmb pra , ju djemt e Kastriotit Me besë të Shqiptarëve mblidhuni Sepse gjuha shqipe Ku flitet ” Amanet ” prej të parëve…. “
Pra kjo do të thotë se Shqipëria kur nuk e ka përdorur ose njohur termin Shqipëri e Madhe , por vetëm Shqipëri Etnike
Këtë gjetje mjerisht e përdorin gati të gjithë kombet e Europës Lindore me përjashtim të Shqipërise e cila në shumë e shumë dokumenta tregon se nuk ka bërë kur pjesë me këto shtete dhe as mentalitetin e tyre po i ka pasur sytë përjetësish dhe është e konformuar gjithëmonë sipas mentaliteti perëndimor .
Sa për ta saktësuar këtë thënje do të flasim për periudhen ndërmjet luftës së parë dhe luftës së dytë gjatë së cilës në saj të një manovrimi të politikës cariste kjo e fundit sajoi artificialisht Luftën Ballkanike me anë të së cilës realizojë coptimi e perandoris osmane duke ngopur oreksin e sllavëve si dhe të grekëve të cilët ndonse nuk janë sllavë lidhen me rusin nëpërmjetë ortodoksisë .
Kështu gjatë periudhës ndërmjet dy luftrave të mëdha ku këta shtete ndonse në saj të ashtuquajturës Lufta Ballkanike , i kanë bërë të mëdha vendet e tyre duke grabitur tokat etnike të Shqipërisë të cilat shpeshherë i kan kaluar hapsirat e tyre etnike se Shqiptaret e kanë pasur me shekuj të trasheguar dhe kur nuk kan pasur pretendime për të pushtuar popuj të tjerë . Perandoria Osmane , po të ishte për Luftën Ballkanike nuk do ishte trembur fare nga këta këlysh të Rusisë, me sa trembet “ujku nga mushkonjat “, por ishte ushtria Ruse e cila duke sulmuar perandorin osmane nga lindja arriti deri në fshatin ” Shën Stefan ” .
Në këtë çast drejtusit gjon turq që kishin pushtetin përpara mundesisë që të futeshte ushtria Ruse në Stamboll ju nënshtrua coptimit të perandorisë së saj me çfarë i kërkojë Rusija .
Këlysht e Rusisë dhe Greqija duke qen të frikësuar se bota perëndimor nuk do njihte këtë pushtim të pa ngjasë e të pa drejtë , kurdisën bateritë e tyre prapagandistike jo se shpresonin të mernin më gjë , se nuk kishin se cfarë të mernin dhe se reziku i kësaj humbje këta shtete nuk kanë bërë gjë tjetër veçse ti mëshojnë Sërbisë së madhe dhe Greqija fabulës së Vorio Epirit.
Duke shfletuar gazetat Shqiptare të kësaj periudhe shohim se është e vërtet se në vitin 1940 fashisti Salaudin Toto ka shkruar në gazetën ” Fashizmi ” artikullin e tij mjeram ” Qytetari I Shqipërisë së Madhe “. Këtë artikull as se ka pëqyer as nuk e ka njohur kush nga opinioni Shqiptar , sepse e dinte se që kjo bidatë ishte urdhëruar ta bënte Salaudin Totos se për atë paguhej , në mënyrë të majme. Veteranët bashkë kohës të asajë periudhe vërtetojn se artikulli i Salaudin Totos , ka qen për Shqiptarët një lajkë servile dhe dallkauke, e atij shkrimtari i cili , i sillej arkës së shtetit ashtu si miu rreth magjés së brumit , sepse Salaudin Toto nga ana ekonomike ishte ku thëret kjameti , si pas mendimit tim modest , gafën maroqe të tij unë e shpjegoj me gjendjen e tij ekonomike varfanjake.
Sa për të folur burrërishtë dhe troç shqiptarët edhe ti lusësh nuk pranonje të kenë një Grek apo Sërbe në tokën e tyre se pushtimi me zort ( dhunë ) dhe popujve të huaj tregon një mentalite të egër dhe gjakatar , ky pushtim i huaj vjen një kohë që të del përhundësh sic është rasti i Kosovës me Sërbin .
Baton Marku Student , Universiteti Bujqësor I Tiranës , Fakulteti I Mjekësisë Veterinare