Agjencia e OKB për Refugjatët Palestinë (UNRWA), ka deklaruar se raportet për fëmijët që vdesin nga dehidratimi dhe kequshqyerja në veri të Gazës janë të tmerrshme.
“Raportimet se të paktën gjashtë fëmijë të tjerë kanë vdekur nga dehidratimi dhe kequshqyerja në Gazën veriore janë të tmerrshme”, tha të enjten UNRWA.
UNRWA ka raportuar gjithashtu për kushte të tmerrshme jetese në Gaza, ku shpesh mungon aksesi në ushqim dhe ujë.
Ata kanë bërë thirrje për armëpushim si mënyra e vetme për të zgjidhur situatën e rëndë humanitare.
“Një armëpushim i menjëhershëm vazhdon të jetë çështje jete a vdekjeje”, tha agjencia.
/abcnews.al