Home Gjeo-Ekonomia Debati për heqjen e dinarit serb, Vuçiç: Nuk ka pasur përparime në...

Debati për heqjen e dinarit serb, Vuçiç: Nuk ka pasur përparime në bisedimet me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se ka njoftuar anëtarët e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) se nuk ka pasur përparim në bisedimet ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe Prishtinës lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

“Do të kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit”, tha Vuçiç pas mbledhjes së Kryesisë së SNS-së teksa theksoi se prioritet i tij është të ndihmojë serbët në Kosovë që janë në gjendje të vështirë.
Vuçiç u shpreh se ka marrë mbështetjen e partisë për formimin e një lëvizjeje të gjerë, e cila nuk është bërë për zgjedhje, por për të ndihmuar vendin në kushtet më të vështira, sepse Serbia dhe bota po përballen me “kohët më të vështira deri më tani”, sipas asaj që shkruajnë mediat në Serbi.

360grade.al

Share: