Home KRYESORE Feminizmi i keqkuptuar!

Feminizmi i keqkuptuar!

Nga Irena Beqiraj

Debati për barazinë gjinore ose thelbi i feminizmit është i mbushur me klishe .

Ndersa 30% e pasurisë së vendeve në zhvillim edhe 38% e saj në vendet e zhvilluara posedohet nga gratë, sërisht gratë i gjen shumë pak në borde drejtuese sidomos në botën financiare . Madje kjo karakteristikë është e dukshme edhe në vendet skandinave të cilat dallohen për politikat publike në mbështetje të grave .
49 vende kanë vendosur kuota, ku 30% e përfaqësuesëve politikë duhet të jenë gra . Vendin e parë e mban Ruanda ku 61 % të posteve përfaqësuese mbahen nga gratë. Por gratë duan cdo ditë e më shumë emigrojnë nga Ruanda .

Për mos të folur për klishe të tipit se “gratë në drejtim janë më paqësore se burrat” Ndërkohë që historia tregon që gratë po ashtu i kanë futur vendet e tyre në luftë njësoj si burrat . Studimet e sociologëve tregojnë më shumë për stilin e grave në drejtim. Ata i kanë ndarë ato në dy identikite , 1) gruaja alpha , edhe 2) gruaja bonobo , ose ndryshe 1)bleta mbretëreshë që sillet si burrë në drejtim edhe 2) gruaja e drejtë e cila ndër të tjera ndihmon edhe forcon gratë e tjera. Fatkeqësisht shumica e grave që kanë drejtuar kanë rezultuar gra alpha , përfshirë këtu edhe shumë gra që adhurohen si modele të sukseshme si Margaret Thatcher, Indira Gandhi etj.

Një grua e mencur si Elena Ferrantes shkruan:
“Gratë sot jetojnë mes kontradiktave të përhershme dhe stërmundimeve të papërballueshme. Çdo gjë, vërtet çdo gjë, është formësuar në bazë të nevojave të burrave, madje edhe të brendshmet tona, zakonet seksuale, mëmësia , virtytet, kënaqësia, vetë gjuha jonë po skalitet përulësisht në hierarkitë e mashkullores, edhe ne vet e dënojmë ose lëvdojmë njëra tjetrën sipas kodesh që realisht nuk na përkasin e që na rraskapitin” .

Në hirarkinë e mashkullores gratë me vullnetin e tyre lundrojnë midis nevojës për të qenë njëherazi objekt edhe subjekt. Ato nuk ngrurojnë madje të përdorin bukurinë fizike si element për të transportuar shëndet, rini, potencë seksuale, edhe sukses profesional. Ky është sot sporti kombëtar që ushtrohet nga gratë që kanë zënë hapsirën publike. Përdorimi i botoksit, silikonit dhe veshjes janë jo vetëm çështje të imazhit por të mbijetëses në punën e përditshme. Logjika duket shumë joshëse dhe imponuese: Gazetarja, deputetja, opinionistja, bankjerja , avokatja , nuk ofrojnë dot më një produkt të mirë pa rregulluar imazhin, pra ato duhet ti kenë buzët e ribëra ( jo te holla ), dhëmbët me faceta porcelani , dhe xhaketat një përdorimshe.

Feminizmi është keqkuptuar duke u transformuar në barazi postesh , kuotash , klikimesh , rroge e pasurie . Por numrat në këtë rast nuk tregojnë barazi.

Të forcosh një grua do të thotë , ta edukosh, ta aftësosh atë , ta paisësh me oportunitetin për zgjedhur jetën sipas kërkesave edhe mundësive të saj.

Pra , nëse duam të masim emancimipin shoqëror edhe përparimin në barazinë gjinore , na nevojitet të dimë sa gra vendosin të lira për veten e tyre,? Sa gra gabojnë, edhe kanë mundësi të ringrihen, pa e kthyer disfatën, humbjen në viktimizim? Na nevojitet të dimë sa gra e konsiderojnë burrin një bashkëudhëtar (pse jo edhe të përkohshëm ) edhe jo shtyllën kurizore të gjithë qeniës së tyre? Na nevoitet të dimë sa gra pranojne rrudhat si shenjën e një jete të jetuar plotësisht . Sa gra përtej imazhit të mirëqënies që mundohen “të shesin përditë reflektojnë mirëqenie të brendshme ?

Barazia u përket atyre grave që dinë të shtrojnë rrugën e të pasurit “një jetë me zgjedhje” edhe të jenë cfarë munden më mirë të jenë .

Gezuar 8 Marsin për gjithë gratë që gëzojnë këtë barazi me burrat !

Share: