Kemi mberritur ne nje kohe kur skandalet qe vijne mbulojne skandalin e rradhes. – keshtu u tha Kryetari i LDE Arian Galdini banoreve te Njesise Administrative nr 3 ne Tirane ne takimin e zhvilluar diten e sotme. Me tej ai vijoi:”Nuk ka me dite qe te mos kete skandalin e saj. Shoqeria shqiptare nuk ka frymemarrje e as nje mundesi apo hapesire per te debatuar, menduar e punuar per ceshtje te medha dhe bazike. Vemendja dhe energjite e shoqerise shqiptare perthithen nga skandalet qe nuk skandalizojne me askend, por pushtojne gjithekend. Ekonomia, politkat zhvillimore, investimet publike, strategjite e reformat, lirite, ceshtjet e shqiptareve ne Rajon, varferia, te drejtat e njeriut, integrimi europian, vizionet per shqiptarin dhe Shqiperine e se nesermes, kultura, arti, nuk jane me fare pjese e debatit apo mendimit politik a publik ne vendin tone.
Energjite dhe mendimet tona shkarkohen per Shullazet, Balilet, Shukrinjte, Pergjimet, e gjithefaresoj marrezie e llumnaje qe na e ka kthyer ne normalitet kjo politike e degraduar. A ka gje me te trishte, me te shemtuar, me neveritese me deshperuese dhe me shpresevrasese sesa te shohesh Kreun e SHISH qe raporton ne Komisionin Parlamentar te Sigurise Kombetare, para deputeteve qe jane ne shumice ose injorante, kokeboshe, ose drejtpedrejte perfaqesues te krimit te organizuar, trafiqeve, e keshtu me rradhe… Mes tyre qytetaret e kane te lehte te dallojne aty ne ate Komision ish skafiste, te forte, cuba, bandite nga me te ndyret qe ka pasur ky vend. Ky eshte nje turp i mdh i cili as duhet duruar e as duhet pranuar me. Kush pranon kete turp, ka dorezuar qytetarine dhe ka veshur uniformen e skllaverise.”
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini beri thirrje qe qytetaret shqiptare te ngrene krye dhe ta ndezin revolten e tyre. “Nuk jemi aspak ne rrugen e duhur, nese fundosemi ne duart e krimit qe krekoset me mandat deputeti. Nuk shkojme dot drejt Europes nese, kemi nje Qeveri qe nuk i degjon qytetaret. E me keq akoma, kjo Qeveri qe as na degjon fare, vjen e na pergjon. Nje qeveri qe nuk e degjon, por e pergjon qytetarin, eshte nje Qeveri qe duhet rrezuar. Pergjimi i kundershtareve, kritikeve dhe qytetareve nga qeveria eshte shkelje flagrante qe na con drejt autarkise. Ne sj Opozite dhe qytetaret duhet te ngrihemi se bashku per ta ndalur kete autarki kriminale dhe skandaloide qe po na shalon mbi shpine cdo dite. Ne meritojme nje Qeveri qe na degjon, kurresesi nuk duhet te pranojme nje Qeveri qe na pergjon.”