Home KRYESORE Nepotizmi dhe klientizmi politik, po e kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin e...

Nepotizmi dhe klientizmi politik, po e kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin e vendit!

Nga fadil Maloku

1. Një ndër shkaqet e gjithë kësaj papunësie dhe varfërie në Kosove, duhet kërkuar padyshim edhe tek një stereotip te ri sociologjik, që në gjuhën sociale adresohet si klientelizem politik Ky lloj stereotipi në shoqërinë kosovare, ka marrë tashmë përmasa kogja alarmuese edhe për faktin se akoma s’është e qartë sociologjikisht (jo edhe aq juridikisht) se cila vije sociale dhe juridike e ndanë nga fenomeni i korrupsionit dhe krimit…

2. Në fakt, në kuptimin më të gjerë ekziston pa dyshim një lloj lidhshmërie midis krimit të organizuar, korrupsionit, dhe klientizmit politikë i cili në kulturën dhe mentalitetin tonë të përditshëm çka është shumë interesant (!?) njeriu që arrin të korruptojë një person të institucioneve shtetërore në rrethet e veta të ngushta klienteliste, trajtohet, shpeshherë si një hero i llojit të vetë?!

3. Kjo dukuri, kujtojë që nuk duhet përgjithësuar edhe aq shumë, ngase gjykimi i kësi sojit na bënë të mendojmë se të gjithë ata që janë të implikuar në politikë janë potencialisht edhe njerëz të korruptuar…

4. Pa dashtë të bëhem avokat i askujt, kujtojë që në Kosovë ka njerëz dhe politikan të ndershëm të cilët punojnë sipas ligjit. Por, problemi, shfaqet në momentin kur të njëjtit nuk dëshirojnë të shërbejnë si mostër e mirë, për të luftuar këtë të keqe që e ka kapluar shoqërinë kosovare në periudhën më të vështirë të ekzistimit të vetë si pretendent për shtet dhe shoqëri e re demokratike.

5. Ky proces i “diferencimit” ta shquaj kështu në shoqërinë kosovare i ndodhur gjatë dekadës së fundit dosido prodhon edhe efektet e tija negative duke sistemuar kështu ngadalë por sigurt një shtresëzim shoqërorë, pra duke prodhuar “viktimat e para të falimentimit” në procesin e tranzicionit që nuk është as i lehtë e as i padhembshëm.

6. Si pasojë i kësaj dukurie ne sot mund të identifikojmë në vija të trasha si shkaqet ashtu edhe pasojat që natyrisht për t’u shpjeguar më detajisht nevojitën grupe të tëra ekspertësh të lëmive të ndryshme, duke filluar nga sociologët, ekonomistët, juristët, etj.

7. Niveli i ulët i trashëguar i zhvillimit ekonomik (krijon kushte të favorshme për “lulëzimin” e kriminalitetit në Kosovë): mosbesimi midis institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare (aferat dhe skandale e pazbuluara): kufijtë e padefinuar administrativ: nepotizmi (afërsia familjare me institucionet e vendit) :mungesa e vullnetit politik për ta luftuar atë (shkaku i infiltrimit te këtyre elitave ne afera korruptive), janë vetëm disa nga faktorët që në një mënyrë apo tjetrën e “ushqejnë” dukurinë e klientelizmit, e bashke me të edhe atë te krimit dhe korrupsionit…Te gjitha s’bashku e kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin e vendit!
(Teza nga një studim me i gjere… i Shoqatës se sociologeve te Kosovës)

Share: