Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjendet në Bruksel e thërritur në një konferencë në lidhje me luftën anti-korrupsion organizuar nga Instituti Republikan dhe NED.
Tabaku
Gjatë qëndrimit të saj atje deputetja Tabaku njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane u takua dhe me nënkryetarin e Partive Popullore Europiane, David McAllister.
Përmes një postimi në rrjetin sociale X (dikur Tëitter) ajo është shprehur se në atë takim u diskutua plani i rritjes e çfarë përfitojnë vendet e BE, për më tepër janë diskutuar tema si procesi integrimit dhe njëkohësisht forcimi i Partisë Demokratike për të qenë një forcë konkuruese.
Postimi i Tabakut në “X”:
Si gjithmonë kënaqësi diskutimi me zv/kryetarin @EPPGroup dhe njëkohësisht kryetarin @EP_ForeignAff MEP @davidmcallister me fokus:
📈planin e rritjes,
🇪🇺 procesin e integrimit të rajonit të BP
✌️si dhe për forcimin e PD
Shqipëria ka nevojë për vizion të ri.