Marrëveshja për pensionet me Italinë prej së cilës përfitojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptar shënoi një moment konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament.
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe u ndal tek detajet e paktit me shtetin fqinj dhe përfitimet që rrjedhin prej saj.
“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, u shpreh Gonxhe.
Marrëveshja mori bekimin e opozitarëve, megjithëse në radhët e saj nuk munguan as zërat skeptik.
“Kjo marrëveshje bashkon palët politike se bëhet fjalë për ata që nuk jetojnë këtu“, tha Tabaku.
“Kur të nisë aplikimi, do të shihen defektet“, u shpreh Shehi.
Minatorët protestonin jashtë dyerve të Kuvendit për pensionet në një kohë që në gjysmë sallën bosh ligjvënësit i jepnin dritën jeshile marrëveshjes se pensioneve me Italinë.
“Jemi te diskriminuar”, ishte ankesa e minatorëve.
Brenda sallës debati u zhvendos për skemën e pensioneve në Shqipëri ku opozita nuk i kurseu kritikat. Në analizën e Jorida Tabakut skema e 2014 ka dështuar.
Top Channel