🇦🇱Me Natale Capodicasa, Giuseppe Vaccaro dhe kater të rinjë italianë që do të rrinë për disa muaj në Shqipëri për të bashkëpunuar me Shoqatën Shqiptare të Dhuruesve të Gjakut, drejtuar nga Dr. Natale Capodicasa.
Të rinjtë vijnë nga zona arbëreshe të Italisë dhe, pas një trajnimi profesional atje me dr. Giuseppe Vaccaron, tashmë janë të gatshëm të punojnë vullnetarisht për sensibilizimin e shoqërisë për nevojat që ka Shëndetësia shqiptare në dhurimin e gjakut dhe të mirat që sjell ky veprim në shëndetin e çdo dhuruesi.
Ata do ti gjeni aty ku do të jetë veprimtaria e Shoqatës Shqiptare të Dhuruesve të Gjakut e cila vazhdon punën e saj edhe në periudhën e verës.
Është vertetë bukur kur brezi i ri sensibilizohet me altruizëm civil që padyshim ndikon në formimin e tyre pozitiv dhe në një të ardhme më të mirë të vetë shoqërisë.
Komplimente dr. Capodicasa e dr. Vaccaro dhe suksese këtyre të rinjve për këtë zgjedhje njerëzore që kanë ndërmarrë. Kjo iniciativë u bë e mundur në sajë të bashkërendimit që realizoi politikani i ri italo shqiptar Johan Velko🇦🇱
🇮🇹Con Natale Capodicasa, Giuseppe Vaccaro e quattro giovani italiani che si fermeranno per alcuni mesi in Albania per collaborare con l’Associazione Albanese Donatori di Sangue, diretta dal Dott. Natale Capodicasa.
I giovani provengono dalla zona Arbëresh d’Italia e, dopo una formazione professionale lì con il dott. Giuseppe Vaccaron, sono ora disponibili a lavorare volontariamente per la sensibilizzazione della società circa le esigenze della Sanità Albanese nella donazione del sangue e i benefici che questa azione apporta alla salute di ciascun donatore.
Li troverete dove si svolgerà l’attività dell’Associazione Albanese Donatori di Sangue, che continua la sua opera anche nel periodo estivo.
È davvero bello quando le giovani generazioni vengono sensibilizzate all’altruismo civile che indubbiamente incide sulla loro formazione positiva e su un futuro migliore della società stessa.
Complimenti dott. Capodicasa e dott. Vaccaro ed in bocca al lupo a questi giovani per questa scelta umana che hanno intrapreso. Questa iniziativa e stata possibile tramite coordinamento che ha fatto il giovane politico italo albanese Joan Velko🇮🇹