Marë nga Gazeta Çamëria “Vatra Amtare” 8 Maj 1992
Micotaqis: Dua te bëj tri shtesa qe te jete krejtësisht e paster pozita greke. E para, përsa i perket temës së çamëve. Bera te qarte ne te gjitha nivelet e pales shqiptare deri te presidenti qe nuk do te pranojme kthimin e tyre per arsye qe nuk eshte nevoja t’i analizoj ketu. Thashë temën e pasurive ne baze të njē reciprociteti tẽ çamêve që erdhën nga Greqia në Shgipëri dhe të atyre me origjine greke që kane ardhur ne Greqi. Për kete edhe mund te diskutojme. Dhe kete zoti Berisha e pranoi.
- Pyetje: (Bedri Myftari, gazeta «Kosova»). Ne çfare ligji bazoheni pēr te mohuar kthimin e çamêve nẽ trojet e tyre
Pergjigje: (Micotaqis ); Pérsa i përket çamëve bazohemi ne ligiet e kriminelêve te luftës në kushtetuten greke dhe në ligjet greke; dhe nuk dua të futem nê hollesi te mëtejshme.
- Pyetje (Bashkim Kuçuku), Kryeredaktor i gazetës «Çamëria» – vatra amtare»). Mund té na citoni atë ligi nderkombëtar qe quan kriminel lufte nje popullaté tê têrë, 35 mije vetë, me femijé e pleq, me gra e burra qe kishin mbetur nga lufta?
Përgjgje (Micotaqis): Thashë ate qe kisha per te thene per temen e çamëve. Dhe besoj se nuk ka dobi vazhdimi i kesaj teme. Eshtē nga ato tema per te cilat nuk rame dakord, ramë dakord vetëm pêr pjesën e dyte, persa i perket pronave.
Nuk dua te diskutohet pjesa e pare.