Home Gjeo-Ekonomia Ura e Ibrit, pjesë e dialogut? Qeveria e Kosovës kundër, ekspertët: Bisedimet...

Ura e Ibrit, pjesë e dialogut? Qeveria e Kosovës kundër, ekspertët: Bisedimet në Bruksel, të pashmangshme

Bashkimi Evropian planifikon që çështjen e hapjes së Urës së Ibrit ta bëjë pjesë të agjendës në takimin e radhës që do e ndërmjetësojë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, përkundër që hapja e saj është konkluduar nga negociatat në vitet 2015-2016.

Sipas njohësve, dialogimi për Urën e Ibrit është pothuajse i pashmangshëm.

“Nuk po shihet rrugë tjetër, pasi faktori ndërkombëtarë nuk sheh rrugë tjetër përpos pajtimit dhe caktimit të një date në Bruksel edhe pse ka pasur marrëveshje në të kaluarën, por që nuk ka pasur zbatim pasi në atë kohë kur u caktua data, kishte kriza qeveritare”, tha Visar Xani-njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës kundërshton dialogimin në Bruksel për hapjen e urës.

Sipas njohësve, për të mos shkuar në bisedime, ekzekutivi duhet të bindë ndërkombëtarët se kjo është çështje e brendshme.

“Qeverisë i mbetet me i bindë faktorin ndërkombëtarë, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kjo çështje nuk duhet të diskutohet në Bruksel, por është vendim i Kosovës dhe mund të koordinohet në Kosovë”, u shpreh ai.

Top Channel

Share: