Pas 8 muajsh në arrest shtëpie, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ndal sulmet nga kreut të SPAK, Altin Dumani.
Duke folur nga ballkoni i banesës së tij, Berisha e ka quajtur “palaço që përgjon opozitën dhe i raporton Ramës”.
Kreu i PD ka hedhur akuza të forta, duke e cilësuar Prokurorinë e Posaçme si “organin e akuzës më kriminal, më të korruptuar, më antishqiptar, më antikushtetues”.
“Kryesohet nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues.Ky kriminel që përdor si justifikim amnistrinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për t’u zbërthyer. More hajdut, Nuredini është dhjetë herë më i mirë se ti. Hajdut i pështirë”, tha Berisha.
Nuk është mjaftuar me kaq, por ofendimet kanë vazhduar ndaj Dumanit, të cilit i thotë: “Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën”, duke përmendur ish-ministrin Ilir Beqaj, që Berisha thotë se duhet dënuar për vjedhjet që i ka bërë shqiptarëve.
“Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën. Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër”, deklaroi Berisha nga ballkoni.
Top Channel