Nga Irena Beqiraj
Vëllezrit tanë kosovarë janë në hall. Sipas disa zërave “një ikanak” shqiptar si Adi Krasta po pengon formëzimin e medias së lirë edhe si rrjedhim forcimin e demokracisë në Kosovë !
Asnjë fjalë nuk kam lexuar për Znj. Spahiu e cila i bishtoi detyrës si Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK dhe dha dorëheqjen para se Komisioni i Etikës, që vetë ajo ngriti, të nxirrte konkluzionet per rrethanat e publikimin e një lajmi të rremë . Iku pa u përballur me gjitha argumentet e nevojshme te cilat mund ta ndihmonin të merrte një vendim të drejtë e të pavarur .
Asnjë fjalë për antarët e Bordit Drejtues të RTK-së të gjithë kosovarë të cilët nuk arritën të dakortësojnë edhe të zgjedhin një Drejtor të Përgjithshëm i cili do të kishte edhe tagrin e plotë të trajtonte në mënyrë të pavarur ” patatet e nxehta” sic e quan çështjen Kryetari I Bordit . E pse të shqetësoheshin Antarët e Bordit për tu marrë vesh ndër veti? Ato kishin një nëndrejtor , të cilin po duan ta trajtojnë si nusen e re,Marigonë, tek komedia e Cajupit “14 vjec dhëndër ” duke i thënë hapur ” epo ne për këto punë të kemi marrë”!
Me c’ka po ndodh në Kosovë keto ditë, përveç Adi Krastës të gjithë shqiptarët këndej kufirit kanë kuptuar se ” privilegji i madh ” për të punuar në një institucion të Kosovës , shoqërohet me detyrimin për të trajtuar me ngut por mbi te gjitha sic ua ka ënda kosovarëve , cdo cështje që po vetë kosovarët ditën për diell nuk kanë asnjë qeder ta bishtojnë ! E pra motoja e parisë edhe intelektualizmit kosovar është e thjeshtë:
Qani pak burrin tim sa të shkojë unë në dasmë ,
dhe provo te mos e qash kur unë dua, e sic unë dua, se i mjeri ti !