Home Gjeo-Ekonomia Studimi shokues! Deri në fund të shekullit, do të trefishohen vdekjet nga...

Studimi shokues! Deri në fund të shekullit, do të trefishohen vdekjet nga nxehtësia në Europë

Sipas një studimi, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja.

Një studim i botuar në revistën Lancet Public Health zbuloi, se numri i vdekjeve do të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe madje mund të përshpejtohet ndërsa më shumë njerëz plaken dhe janë më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Me ngrohjen globale, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit, u shprehën studiuesit. Sipas studiuesve rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik , veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.

Vdekjet nga nxehtësia mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Sot, vdekjet nga nxehtësia në Evropë janë 44,000. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Evropë mund të rritet nga 407,000 njerëz sot në 450,000 deri në vitin 2100, edhe nëse udhëheqësit botërorë arrijnë objektivin e tyre për ngrohjen globale 1.5 gradë Celsius, sipas studimit.

“Ky hulumtim është një kujtesë e ashpër e numrit të jetëve që ne po rrezikojmë nëse nuk veprojmë mjaftueshëm për ndryshimet klimatike ,” tha Madeleine Thomson, drejtuese e ndikimeve klimatike dhe përshtatjes në shoqatën bamirëse të kërkimit shëndetësor Wellcome.

Trefishimi i parashikuar i vdekjeve nga nxehtësia në Evropë, nuk është e vetmja pasojë e temperaturave të larta, shtoi ajo, duke vënë në dukje lidhjen e nxehtësisë ekstreme me abortet dhe shëndetin mendor më të keq. “

Top Channel

Share: