Home Gjeo-Ekonomia U lirua me kusht nga gjykata, Fredi Beleri do të pritet me...

U lirua me kusht nga gjykata, Fredi Beleri do të pritet me miting në Himarë

Fredi Beleri

Pas lirimit të Fredi Belerit me kusht ditën e sotme, në Himarë do të zhvillohet një miting në orën 18:00 nga mbështetës dhe simpatizantë të tij.

Raportohet se në miting do të flasë para himariotëve prezentë edhe vetë Beleri, i cili prej zgjedhjeve evropiane ka fituar statusin e eurodeputetit.

Beleri u lirua sot nga Gjykata e Fierit, e cila pranoi kërkesën e tij për t’u liruar me kusht, teksa atij i mbeteshin rreth 6 javë nga shlyerja e dënimit.

360grade.al

Share: