Gabriella Picerno është psikologe, pedagoge, konsulente në seksologji, eksperte në Psikologjinë e Vizatimit dhe Të Mësuarit të Fëmijëve dhe Drejtoreshë e Qendrës së Dokumentacionit Arsimor “Il Grillo Parlante – Karkaleci Folës” në Rufina (Firence).
Për vite me radhë ajo është përfshirë në projekte trajnimi dhe ndërhyrje të edukimit prindëror, në afektivitet dhe seksualitet.
Gabriella merret me çështje familjare si ndarja dhe divorci e gjithashtu kryen aktivitete profesionale në çështje të tilla si: trajnimi i mësuesve, sikleti në shkollë, shqetësimet e të mësuarit dhe të marrëdhënieve.
Gabriella është e apasionuar pas pikturës, fotografisë dhe poezisë.
Si esetë po ashtu edhe poezitë e autores në fjalë, janë vlerësuar në konkurse të ndryshme letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lirikat e saj të dashurisë janë përkthyer në: anglisht, frëngjisht, greqisht, spanjisht, polonisht dhe shqip.
Gabriella Picerno është bashkëdrejtore (së bashku me Cristina Desideri) në Serinë e Letërsisë për Fëmijë “Il Filo” të Arianës për GD Edizioni, si dhe kuratore e Çmimeve Letrare: “La Botteguccia delle Favole – Dyqani i Përrallave” dhe “Lo Zaino Raccontastorie – Çanta Treguesehistorish.”
BOTIMET E SAJ:
- “Genitori Separati – Prindër të Ndarë”
- “Bambini Divisi – Fëmijë të Ndarë” (nga Evelina Fazzi, 1996)
- “Le Ferite Dell’Arcobaleno – Plagët e Ylberit” (nga E. Bartolozzi, 2001)
- “Le Parole Dell’Educazione – Fjalët e Edukimit” (nga Susanna Berretti, 2006)
- “Due Genitori Due Case – Dy Prindër Dy Shtëpi” (nga E. Fazzi, 2013)
- “Dal Dire Al Fare – Nga e Thëna në të Bërë” (2013)
“Il Benessere Emotivo negli Adolescenti – Mirëqenia Emocionale tek Adoleshentët” (nga L. Collacchioni, 2013)
- “Famiglie Stra-ordinarie – Familje të jashtë – zakonshme” (2016)
- “Io e le Mie Famiglie – Unë dhe Familjet e Mia” (nga E. Fazzi, 2016)
- “Bambini Online – Fëmijë Online” (2019)
- “La Bambola di Giada – Kukulla e Xhadës” nga C. Desideri, 2020)
- “Due Genitori, Due Case, Nuova Edizione Ampliata – Dy Prindër, Dy Shtëpi Edizioni i Ri i Zgjeruar (nga E. Fazzi, 2021)
- “Lascia che Sia – Lëre të Jetë” (GD Edizioni, 2021)
- La Stagione dell’Ulivo – Sezoni i Ullirit” (nga Andrea Morandi, 2021 – GD Edizioni)
- “Itinerari Affettivi e di Educazione Sessuale – Itineraret e Edukimit Affectiv dhe Seksual” (7 – 10 vjeç), (PAV Edizioni, 2022)
- “Itinerari Affettivi e di Educazione Sessuale – Itineraret e Edukimit Emocional dhe Seksual
(0 – 3 vjeç), PAV Edizioni (2023) - “Io Dentro Così mi Sento – Unë Brenda Kështu Ndjehem” (Edizioni dell’Assemblea – Regione Toscana, 2023)
LIBRA ME POEZI:
- “Un Tocco di Cielo – Një Prekje e Qiellit” (2018)
- “A Touch Of Sky” (2019)
- Un Toque De Cielo” (Ediciones alborismos, 2022)
- Sussurri e Maree – Pëshpëritje dhe Batica (GD Edizioni, 2022)
UNË DHE TI
Ndjeva të kaloja
nga drita e bebëzave të tua
në atë moment të jetës së vërtetë
që vraponte mes nesh
ku asnjë erë
nuk e zhvendoste drejtimin tonë.
Ajo dridhje e buzëve me epsh
hynte midis flokëve të mi
dhe dora jote më bashkonte me ndjenjat e tua.
Gulçime të ngadalta, të ëmbla
si gjethe të freskëta zambakësh të sapo këputur
fluturonin në një fllad të lehtë
Shikimi yt tashmë kishte shkruar dëshirën
me rrokje flakësh
të qarta
zjarri mbetej një mister.
Ethet
vraponin si një kolibër
lëkurë e thurur me balsam thumbues,
gjymtyrë të bashkuar nga jeta,
sy të kthyer në xhevahirë vezullues,
trupa të nxehtë, shtrënguar,
në atmosferën e pastër të qiejve të kthjellët.
NË PRAG TË JETËS
Kanë kaluar ditët
që llogariteshin ndër duar
dhe nuk mjaftoi
të shfletohej kalendari
kështu, ditëve
iu bashkuan muajt
dhe tashmë i bëjnë shoqëri
vitet
për të shkuar në shtratin
e një jete tjetër
asaj të kujtimeve
të gjesteve të dashurisë
tashmë të përhumbura
të fshira
nga mendimet e tua.
Në atë kopsht me profum veror
në të cilin jetuam
këndonin gjinkallat
e tani mes manaferrave në lulëzim
përkëdhelje gjethesh
të rëna në tokë
dhe lulet e shpërndara mes degëve
më nuk i njoh.
PAFUNDËSI
Më puth tani
në këtë vetëtimë që tashmë kaloi
sepse turbullim shoh në sytë e tu
sepse ndjej trupin tënd të ngrohtë plot epsh
si ajo pasdite e furishme korriku
sepse brenda meje dëshiroj të të ndjej.
Më puth pa pushim
derisa nuk do të mundesh ta dallosh
lëkurën time nga buzët e tua
derisa të ndihem të shkëputem nga toka
dhe të shkoj drejt ajrit të pastër
dhe me aromë të frymëmarrjes tënde
për të bredhur mes plazheve plot diell
duke vrapuar gëzueshëm drejt jetës.
Mos u përhumb në çastin që po ikën
dhe mos e lër të largohet
lumturinë e qenies sonë
që ia kemi dhuruar njëri – tjetrit
në mendime, në ëndrra
në ndjenjat më të thella me pasion.
Më puth
derisa ta bëj gjallëruese substancën e ekzistencës.
Përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
CICLO POETICO DI GABRIELLA PICERNO
Gabriella Picerno è psicologa, pedagogista, consulente in sessuologia, esperta in Psicologia del Disegno Infantile e dell’Apprendimento e Direttrice del Centro di Documentazione Educativa “Il Grillo Parlante” di Rufina (Firenze). Da anni è impegnata in progetti di formazione e interventi di educazione alla genitorialità, all’affettività e alla sessualità.
Gabriella si occupa di problematiche familiari quali la separazione e il divorzio ed inoltre, svolge attività professionale su tematiche, come: la formazione dei docenti, il disagio scolastico, i disturbi dell’apprendimento e di relazione.
Gabriella è appassionata di pittura, fotografia e poesia.
Sia i suoi saggi che le poesie, sono stati premiati in diversi concorsi letterari a carattere nazionale e internazionale. Le sue liriche d’amore sono state tradotte in: inglese, francese, greco, spagnolo, polacco e albanese. Gabriella Picerno è co-direttice (insieme a Cristina Desideri) della Collana di Letteratura per l’Infanzia “Il Filo” di Arianna per la GD Edizioni, nonché curatrice dei Premi Letterari: “La Botteguccia delle Favole” e “Lo Zaino Raccontastorie.”
LE SUE PUBBLICAZIONI:
- “Genitori Separati”
- “Bambini Divisi” (con Evelina Fazzi 1996)
- “Le Ferite dell’Arcobaleno” (con E. Bartolozzi, 2001)
- “Le Parole dell’Educazione” (con Susanna Berretti, 2006)
- “Due Genitori Due Case” (con E. Fazzi, 2013)
- “Dal Dire al Fare” (2013)
“Il Benessere Emotivo negli Adolescenti” (con L. Collacchioni, 2013)
- “Famiglie Stra-ordinarie” (2016)
- “Io e le Mie Famiglie” (con E. Fazzi, 2016)
- “Bambini Online” (2019)
- “La Bambola di Giada” (con C. Desideri, 2020)
- “Due Genitori, Due Case, Nuova Edizione Ampliata (con E. Fazzi, 2021)
- “Lascia che Sia” (GD Edizioni, 2021)
- La Stagione Dell’Ulivo” (con Andrea Morandi, 2021 GD Edizioni)
- “Itinerari Affettivi e di Educazione Sessuale” (7 – 10 anni), PAV Edizioni (2022)
- “Itinerari Affettivi e di Educazione Sessuale
(0 – 3 anni), PAV Edizioni (2023) - “Io Dentro Così Mi Sento” (Edizioni dell’Assemblea – Regione Toscana, 2023)
LIBRI DI POESIA:
- “Un Tocco di Cielo (2018)
- “A Touch Of Sky” (2019)
- Un Toque De Cielo” (Ediciones Alborismos, 2022)
- Sussurri e Maree (GD Edizioni, 2022)
IO E TE
Mi sentii attraversare
dalla luce delle tue pupille
in quell’attimo di vita vera
che correva tra di noi
e nessun vento
spostava la nostra direzione.
Quel tremor di labbra smaniose
penetrava tra i miei capelli
e la tua mano mi univa ai tuoi sensi.
Sussulti lenti, dolci
come foglie fresche di gigli appena colti
aleggiavano in una brezza leggerissima.
Il tuo sguardo aveva già scritto il desiderio
con sillabe di fuoco
chiare
l’incendio rimaneva un mistero.
Fremiti
correvano come un colibrì
pelle ordita di balsami pungenti,
membra unite dalla vita,
occhi diventati gemme sfavillanti,
corpi roventi stretti,
nell’atmosfera limpida di cieli tersi.
SULLA SOGLIA DELLA VITA
Son passati i giorni
che si contavano sulle mani
e non è bastato
sfogliare il calendario
così, ai giorni
si sono uniti i mesi
e già gli fanno compagnia
gli anni
per arrivare sul giaciglio
di un’altra vita
quella dei ricordi
dei gesti amorosi
ormai svaniti,
cancellati
dai tuoi pensieri.
In quel giardino profumato d’estate
in cui abbiamo vissuto
cantavano le cicale
e ora tra i rovi di more in fiore
carezze di foglie
sparse a terra
e fiori disseminati tra le frasche
non riconosco più.
L’IMMENSITÀ
Baciami ora, in questo lampo già trascorso
perché vedo un tumulto nei tuoi occhi
perché sento il tuo corpo caldo di desiderio
come quel torrido pomeriggio di luglio.
Perché voglio sentirti dentro me.
Baciami senza sosta
fino a non distinguere la mia pelle dalle tue labbra
fino a sentirmi staccare da terra
e andare incontro all’aria pulita e profumata dei tuoi respiri
per vagare tra spiagge assolate
correndo gioiosi verso la vita.
Non perderti nell’istante che sta fuggendo
e non lasciare andare via
la felicità del nostro essere
che ci siamo donati,
nei pensieri, nei sogni, nei sensi più profondi e appassionati.
Baciami fino a farne sostanza briosa dell’esistenza.
A cura di Angela Kosta Direttore Esecutivo della Rivista MIRIADE Accademica, giornalista, poetessa, saggista, editore, critica letteraria, redattrice, traduttrice, promotrice