Home KRYESORE ÇËSHTJE DËSHIRASH! Nga Visar Zhiti

ÇËSHTJE DËSHIRASH! Nga Visar Zhiti

Qielli këtu
është me re të bardha dëshirash.
Zogj apo kryqe
po fluturojnë?
Të njëjtë qenkan këtu.
Nëpër tjegullat e qytetit të vjetër
janë endur engjëj. E ndjeva.
I pashë në ëndërr.
Në mëngjes dyshemetë
ishin plot me sibila,
me histori dashurie
e gra të bukura nga e gjithë bota.
Kujdes kur të ecësh këtu,
se dëshirat paskan zbritur
në tokë!

Visar Zhiti
Siena, 4 shtator, 2024

Share: