Home I pakategorizuar Rama u dorëzon Medaljen e Mirënjohjes dy medalistëve Olimpikë, Chermen Valiev dhe...

Rama u dorëzon Medaljen e Mirënjohjes dy medalistëve Olimpikë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev

Kryeministri Edi Rama u dorëzoi sot medaljet e Mirënjohjes dy sportistëve të mundjes, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën të ngjiten në podin e fituesve të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë zyrtare të pritjes së medalistëve Olimpikë, Rama u shpreh se “dy përfaqësuesit e skuadrës sonë olimpike i dhanë Shqipërisë edhe dy medaljet e para olimpike në historinë e saj”.

Kryeministri solli në vëmendje rrugëtimin e bërë deri këtu, sepse siç tha ai, “këto medalje nuk janë t rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që janë mundësuar në mbështetje të sportit”.

Rama theksoi se ky vullnet dëshmohet edhe me vendimin e qeverisë i cili daton në dhjetor 2021 dhe mbështetet në ligjin për Sportin të vitit 2017, ku qartësisht synimi ishte që ta çonim në një nivel tjetër mbështetjen pët sportistët dhe të krijonim një klimë tjetër në sport”.

“Ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre sportive në Shqipëri, por kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar të ushtrojnë pasionin e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në displinën e tyre”, tha Rama.

Sipas tij, “kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e vetë sepse nuk i garantonte dot as ushqimin dhe humbiste njeri pas tjetri potenciale që ktheheshin në medalje ari për vende fqinje, është kthyer në një vend që mund të adoptojë fëmijë që vijnë nga vende të tjera”.

“Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme asksuh nuk do të vinte të kërkonte të adoptohej nga ky vend dhe ta përfaqësonte këtë vend. Sot ka më shumë se një arsye për të ardhur. Shqipëria ka arritur të krijojë një kuadër mbështetje ndër më të sigurtët dhe tërheqësit në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne kemi arritur t’u japim të gjithë atyre që djersisin më shumë se gjithë të tjerët në arenën e betejës sportive, jo vetëm mundësinë të stërviten në kushte optimale, por edhe një perspektivë që qëndrueshme në jetën e tyre të aktivitetit sportiv”, tha Rama.

360grade.al

Share: