Në ditën e 928 të luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se fundi i saj është më pranë.
Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Ambrozeti”, ai akuzoi Iranin se i ka dorëzuar Moskës raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
“Kemi informacione të sigurta se Irani për të disatën herë ka ndihmuar armikun tonë me municione. Ne po e sjellim luftën në Rusi në mënyrë që Putini të ndjejë presionin. Italia po bën gjithçka për të çuar përpara formulën e paqes dhe unë kam një plan, të cilin do t’ia tregoj Harris dhe Trump”,- tha Zelensky.
Gjatë natës ka pasur luftime të ashpra në qytetin Pokrovks, ku sipas raportimeve të BBC, rusët kanë ekzekutuar disa ushtarë ukrainas që ishin dorëzuar.
Ndërsa presioneve të shpeshta të Kremlinit për përdorimin e armëve bërthamore u është përgjigjur shefi i CIA-s, Uilliam Bërns. Në një dalje të fundit për mediat ai u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që të mos frikësohen nga kërcënimet bërthamore të Putinit, por të vazhdojnë me planin e ndihmës ndaj Ukrainës.
360grade.al