Pushimet verore përfunduan dhe sot nxënësit e arsimit parauniversitar rikthehen në bankat e shkollës për vitin e ri arsimor 2024-2025.
Sipas Ministrisë së Arsimit, janë në total 350 mijë nxënës, ndërsa 28 mijë prej tyre e kalojnë për herë të parë pragun e shkollës.
Rënia e numrit të nxënësve në të gjithë Shqipërinë vazhdon edhe këtë sezon mësimor. 1 mijë të vegjël më pak janë regjistruar në klasat e para, ndërkohë që raportohet mbyllja e shkollave në zonat rurale të disa qyteteve.
Top Channel