Home Gjeo-Ekonomia Gjermania nuk gjen qetësi, emigranti sirian tenton të vrasë me hanxhar ushtarët

Gjermania nuk gjen qetësi, emigranti sirian tenton të vrasë me hanxhar ushtarët

Autoritetet vendase të sigurisë janë në gatishmëri të lartë pas disa sulmeve me thikë, përfshirë atë të Solingenit me 3 viktima, përgjegjësinë e të cilit e mori përsipër Shteti Islamik.

Së fundi, një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar në Hof të Bavarisë nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë atje.

I dyshuari, 27 vjeç, kishte siguruar edhe dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë.

I riu thuhet se planifikonte të vriste sa më shumë ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, dhe do të godiste në kohën e pushimit të drekës.

Sipas prokurorisë, përmes këtij akti, 27-vjeçari synonte të tërhiqte vëmendje dhe të krijonte një ndjesi pasigurie mes qytetarëve, edhe kështu të tronditur nga një sërë episodesh të dhunshme në vend.

Në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse me thikë, të cilat kishin për autorë azilkërkues, qeveria gjermane vendosi ashpërsimin e kontrolleve në kufi.

Kontrollet në atë që është zonë e gjerë e lëvizjes së lirë do të fillojnë më 16 shtator dhe fillimisht do të zgjasin gjashtë muaj. Të martën, autoritetet gjermane njoftuan edhe propozimet për ashpërsimin e rregullave të BE-së për azilin, përfshirë ndalimin e azilkërkuesve dhe ndalimin e tyre derisa autoritetet të vendosin nëse Gjermania është përgjegjëse për përpunimin e rasteve në fjalë.

Top Channel

Share: