Home KRYESORE Deklaratat e BE dhe SHBA për mandatin e Xhaçkës, reagon Spiropali: Vendimi...

Deklaratat e BE dhe SHBA për mandatin e Xhaçkës, reagon Spiropali: Vendimi i Kushtetueses ka nevojë për sqarim, prandaj iu drejtova Venecias

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka nisur kërkesën për opinion mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Komisionin e Venecias.

Pas reagimit të Ambasadës Amerikanë dhe Delegacionit të BE në Shqipëri, ku sipas tyre u shpërfill vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e Kuvendit në një reagim tha se “votimi i djeshëm demostroi që vendimi i Kushtetueses ka nevojë për sqarim”.

Prandaj, shprehet Spiropali, i është drejtuar Komisionit të Venecias “si një instancë me prestigj e kompetencë”. Sapo të merret vendimi, “do veprojmë sipas atij opinioni”.

Reagim i plotë i Spiropalit

“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh. Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.”

Top Channel

Share: