Home Gjeo-Ekonomia Hap historik për drejtësinë, nënshkruhet Konventa e Hagës për njohjen e vendimeve...

Hap historik për drejtësinë, nënshkruhet Konventa e Hagës për njohjen e vendimeve gjyqësore shqiptare në shtetet anëtare

Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në çështjet civile dhe tregtare, një hap i rëndësishëm që garanton njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore shqiptare në të gjitha shtetet anëtare!

Kjo arritje riafirmon përkushtimin e Ministrit të Drejtësisë për të ndërtuar një sistem drejtësie më të besueshëm dhe të aksesueshëm për qytetarët dhe bizneset shqiptare, duke ulur ndjeshëm kostot dhe kohën e ekzekutimit të vendimeve civile dhe tregtare, gjë që përmirëson ndjeshëm klimën e biznesit në Shqipëri. Konventa vendos një gurthemel të fortë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Si anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Shqipëria është tani palë në 17 konventa të kësaj organizate, katër prej të cilave janë firmosur nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke forcuar reputacionin e Shqipërisë në Drejtësinë Ndërkombëtare.

Top Channel

Share: