Home Gjeo-Ekonomia Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën?

Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën?

Shalqiri i Diviakës edhe Pavarësia e Kosovës !

Nga Irena Beqiraj

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin eshte shprehur :

“Nëse dështon procesi I Berlinit sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. Ne, kemi filluar të punojmë që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe Procesin i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as ne tonin”

Shkoqur pra, Emisari I Gjermanisë po na thotë që kur Kryeministri justifikohej se e kishte nënshkruar Ballkanin e Hapur pasi Kosova “I bojkoton” marrëveshjet e CEFTA-S , edhe ai nuk mund të priste pasi ishte i shqetësuar se shalqiri i Divjakës po kalbej pa u eksportuar ” në fakt ai kishte braktisur çështjen e Kosovën !

Eshtë e vërtetë qe marrëveshjet brenda initiativës CEFTA shpesh “bojkotohen” nga Kosova. Por arsyeja është se Serbia nuk pranon që ato të nënshkruhen me “logon” e Kosovës, por me atë të UNMIK-ut. Serbia krijon debat të madh edhe nëse në email-e Kosovës i drejtohesh pa shenjën * ,shenja shpjeguese që kjo e fundit përfaqësohet nga UMNIK.

Menjëherë lind pyetja , po nëse Kosova do të pranonte ti bashkohej Ballkanit të Hapur, si do ti nënshkruate marrëveshjet?

Me një marrëveshje midis Kosovës edhe Serbisë të nënshkruar në 2016 Serbia ka pranuar që marrëveshjet bilaterale që Kosova edhe Serbia do të kishte pas 2016, mund të firmosen nën logon e Kosovës .

Pra, Serbia kërkonte ta njihte Kosovën me raste, sipas deshirës se vet , sipas kushteve të saj, vetëm në marrëveshjet bilaterale të inicuara nga ajo . Serbia kurrësesi nuk pranon ta njohë Kosovën në mënyrë multilaterale, sic janë marrëveshjet e CEFTA’S ku Kosova eshtë e barabartë, ka te njëjtat të drejta edhe të njejtin nivel me Serbinë .

Pra Rama me Ballkanit e Hapur vendosi si prioritetit kombëtar tregetinë e shalqirit , duke kontribuar aktivisht që gjysma tjetër e kombit Kosova ti nënshtrohej oreksit të Serbisë .

Duke “luftuar” për të shitur shalqirin e Diviakës Rama u bë edhe lobisti I Ballkanit të Hapur në BE. Rama merrte përgëzime nga Aleksandër Vuçiç, i cili thoshte se, “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e Rames Ballkani i Hapur do të qe i pamundur”.

Pas deklaratës së Sarrazin se” Ballkani Hapur u krijua për të anashkaluar Kosovën ” , Nasit tonë qe shet shalqi i mbetet vetëm të arguentojë sa shalqi shiti me Ballkanin e Hapur.

Share: