Home I pakategorizuar Kundërshtuan vendimin e Kushtetueses për Xhaçkën, Peleshi: Ka paqartësi

Kundërshtuan vendimin e Kushtetueses për Xhaçkën, Peleshi: Ka paqartësi

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi foli për mediat pas takimit me deputetët socialistë, ku u pyet edhe në lidhje me reagimet e ashpra të ambasadës së SHBA dhe BE për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas Peleshit, ky rast ka shumë paqartësi, teksa dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias e cilësoi si të drejtë.

“Nuk ka një kundërshtim të Kushtetueses. Ne e zbatuam atë për futjen në seancën plenare dhe ne e bëmë dhe menjëherë u vendos vendimi për ta trajtuar. Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon për shkak të votimit për shkak të paqartësisë. Ka paqartësi. Për këtë gjë, me shumë të drejtë, e vlerësoj si të duhur vendimin për ta çuar në Venecia, për të marrë një konsultim. Konsultimi nuk është vetëm një rast specifik, por për të gjitha vendimet. Nuk e pranoj kundërshtim për vendimin e Kushtetueses. Ne e trajtuam në Këshillin e Legjislacionit. Vendimi thotë që kuvendi duhet të më sjellë mocionin dhe kjo është e vërtetë”, tha Peleshi

360grade.al

Share: