Home KRYESORE Nuk fle! Poezi nga Alma Lleshi

Nuk fle! Poezi nga Alma Lleshi

Pjesë historish të harruara. Më kanë mbuluar. Po më marrin ajrin. Nuk di ç’të zgjedh si shpëtimtare të frymës time.
Janë të zeza, të rënda. Janë aq shumë të mbledhura. Si milingonat pranë ndonjë ushqimi të hedhur. Apo si qeniet e arsyeshme mblidhen para piedestaleve të rebeluar.
Janë aq shumë, të mbledhura heshturazi. Thuajse nga dora e padukshmedhe e paprekshme e Zotërve. Zotërinjvë “ëngjëj” Fakse shuarjeje të shpërndarë nëpër gërma.
Janë aq shumë në numër, të panumërt!
Dhe me gjithë shumësinë e të qënit kundër. Nuk më vënë në gjumë!

Muzika që del nga bokset, ende të pastresuar, ka ajër. Dëgjoj hitet e vendeve të para,dhe qetësohem në ëndjen e duhur.
Ka edhe jetë mes tingujsh. Hapësirë e madhe e shtrirë, Si uji nëpër tuba artificialë, Apo si qeniet pa ndjenjë shtrihen mbi dyshekë, mbushur mëkatesh. Mëkat njerëzor-ligjshmërisht i mbrojtur brenda kufijve të politikës. Shumë kotësi, e zhgënjime panumër.

Çuditërisht, me gjithë shumësinë, Nuk më vënë në gjumë. Njëjësi im nuk fle!

Share: