Shifrat e reja tregojnë se më shumë se 36,000 sirianë dhe 41,300 libanezë kaluan kufirin në territorin e Sirisë nga 23 shtatori deri më sot.
NNA, agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit, thotë se numrat janë dhënë nga ministri libanez Nasser Yassin në një raport.
Ndërkohë, numri i të zhvendosurve që janë regjistruar në qendra strehimi është mbi 116 mijë.
UNCHR ka postuar në X gjatë gjithë ditës për “mijëra familje” që ikin nga Libani për në Siri.
Tani ka 777 qendra strehimi në objektet publike në Liban, sipas raportit të qeverisë, duke përfshirë ato në shkolla dhe qendra bujqësore.
Top Channel