Home KRYESORE Dënimi i Salianjit, Boçi debat me Dash Shehin në “Shqipëria Live”/ Kreu...

Dënimi i Salianjit, Boçi debat me Dash Shehin në “Shqipëria Live”/ Kreu i LZHK: S’bëhet protestë për çdo vendim gjykate.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji dhe plani i opozitës për të nisur protestat më 7 tetor po trajtohet në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Boçi: Masa e dënimit në bazë të kësaj akuze false, është e ashpër, si mund të përdoret, dhe çfarë bëri Rama, bëri reagimin e tij. Salianji nuk e sajoi provën, ai lexoi dhe transmetoi një fakt indicie prove dhe fakti që i ka ardhur nga një burim, që ka qenë gazetaresk. Por mos u mbaj vetëm tek kjo pjesë sepse ai nxori dënimin, të nesërmen për shkak se dënimi ekzistonte Geron Xhafa është marrë.

Shehi: Nuk jam pro protestës, sepse ky proces bëhet si me thënë për të mbrojt një deputet, s ‘është në logjikën opozitare, a ka të drejtë Salianji apo të tjerët ha diskutime. Kemi dalë në favor të drejtësisë, Salianji mund të jetë dënu pa të drejtë ka të drejtë të ankimimit të mbrojtjes publike, ka vlerë për opozitën ta politizojmë në ekstrem. Në burg janë edhe edhe dy tre ministra, s’kam parë reagim nga pala tjetër sepse logjika është kjo nëse ia kemi delegu drejtësisë disa gjëra…kam shpresë që drejtësia do të bëjë diçka. Politikisht ne të paktën IZHK dhe grupe të tjetra ia kemi delegu drejtësisë disa çështje.

Boçi: Jemi shumë miq në të bërit politikë, duhet të pranojmë disa të vërteta, reagimi i ndërkombëtarëve ka qenë i qartë, e kanë mbështetur drejtësinë. S’mund të barazoj ministrat e akuzuar për korrupsion me dënimin për kallëzim të rrezemë të Salianjit. Presim të mbijë bari, se drejtësia do të reflektojë, pse ia vë 46-ën. Këput njërin, vrit tjetrin. S’e kemi betejën me gjykatën, por me qeverinë. Retorika jonë është me ish-ministrin e Brendshëm.

Top Channel

Share: