Home KRYESORE Protesta e opozitës/ Salianji mesazh të shkruar nga burgu: Menduan se do...

Protesta e opozitës/ Salianji mesazh të shkruar nga burgu: Menduan se do na frikësonin, por sot më shumë na forcuan! Populli shkund çdo tirani!

Ervin Salianji ka shkruar një mesazh nga burgu pak orë para nisjes së protestës së organizuar nga opozita.

Ai shprehet se i takon opozitës të jetë forca e shembullit, ndërsa thekson se qëndresa e tyre është shpërbërja e qeverisë.

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji u drejtohet qytetarëve përpara protestës së thirrur nga opozita:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.
Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!
Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!
Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!
Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.
Populli shkund çdo tirani!

Protesto#7Tetorora18:00

Top Channel

Share: