Home KRYESORE Reforma me konsesus- Fitore pa te humbur

Reforma me konsesus- Fitore pa te humbur

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ne oret e mesit te dites se sotme u arrit konsesusi midis gjithe aktoreve vendim-marres parlamentare per ndryshinet kushtetuese mbi reformen ne drejtesi.

Konsesusi u arrit mbas bashkepunimit te faktoreve lokale dhe nderkombetare te perfshire ne procesin e reformes ne drejtesi: politika shqiptare, Komisioni Venecias, Euralis dhe Opdat, ShBA dhe BE.

Nje baze kaq e gjere kombetare dhe nderkombetare e ben reformen ne drejtesi ne Shqiperi nje projekt-pilot model per tera vendet e Ballkanit Perendimor qe aspirojne antaresimin ne NATO dhe BE.

Arritja e konsesusit e ben reformen per drejtesi ne Shqiperi:

FITORE PA TE HUMBUR

Me kete reforme fiton Shqiperia dhe shqiptaret, Kombi dhe demokracia, partneret tane ShBA dhe BE.

Askush nuk mund te marre autoresine e konsesusit, persa kohe eshte veper e te gjitheve.

Deshtimi nuk eshte opsion!

Share: