Home KRYESORE Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor.

Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor.

Nga Dr. Bledar Kurti

Të gjithë e këndojmë me krenari Himnin e Flamurit dhe zotohemi që do e mbrojmë atdheun nga armiqtë e jashtëm, por si i bëhet kur armiqtë janë të brendshëm?

Segmente të politikës shprehen vetëm me fjalë se janë pro interesave kombëtare por me djallëzi ndjekin axhendën e tyre personale dhe politike.

Pa e dramatizuar më shumë se çduhet situatën mendoj që i takon çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, po sikur, larg qoftë siç shprehet populli, të rrezikohemi nga armiq të jashtëm? Kush do na drejtojë? Kush do e bashkojë këtë komb? Ata që nuk shikojnë dot më larg se hunda e tyre? Ata që shtiren si liderë popullor botëror por që nuk japin asnjë provë shtetarie?

Ku janë shtetarët? Liderët e së tashmes me dredhi po sajojnë tymnaja për të ardhmen.

I vetmi politikan me kurajë dhe vendosmëri në të gjithë këtë kalvar të reformës në drejtësi është Ilir Meta. Me qëndrime shtetarie ka bërë kontrast me dredhitë e pokitikanëve të tjerë provincial.

Mbështetësit e PS kanë sytë tek Meta se mos i bie qeveria, ata të PD kanë sytë tek Meta që të vijnë në qeveri, ata të LSI zotohen të ndjekin Metën në çdo rrethanë.

Se cili është figura drejtuese e këtij vendi është mëse e qartë.

Sot është një ditë e rëndësishme për vendin. Një shtetar e kemi por a do ketë edhe ndonjë tjetër në këtë koshere bletësh që prodhojnë vrer me shpresën e shqiptarëve?

Unë e dyshoj.

Për të gjithë ata që e duan ende atdheun:

Himni j Flamurit.

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë,
Këtu armiqtë s’kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne

Share: