Nga Geron Kamberi
Pas disa ditësh , më 5 Nëntor 2024 bota do të ndjekë me interes e mbase edhe me një lloj ankthi një nga garat më interesante të zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Për shumë prej nesh demokracia amerikane është një model që të tërheq me vecoritë e saj e vecanërisht modeli e sistemi politik amerikan ,me dy parti kryesore e sistem organizimi të ndryshëm nga partitë politikë europiane, me parimin kontrollit e balancës mes pushteteve e institucioneve si Presidenca, Kongresi, Senati apo veprimtaria e hershme e ligjëruar e lobimit si praktikë e përfaqësimit të grupeve të ndryshme të interesit
Nga ana tjetër sistemi politik amerikan ka një sërë vecorish të mënyrës së organizimit e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale të cilat përvecse kuriozitet jane pjesë e kulturës e traditave politke amerikane.
Teksa jam përpjekur të përmbledh disa prej tyre që mund të na bëjnë të kuptojmë më mirë këto vecor,i beso se politika ameriakbe mbetet gjithmonë një fushë ku të gjithë duan të shohin e të kuptojnë sa më shumë prej saj për shkak të peshës e ndikimit që ka në botë ….
PËRSE ZGJEDHJET NË AMERIKË ZHVILLOHEN GJITHMONË NË VJESHTË DHE TË MARTËN ?
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, këtë vit do të mbahen më 5 Nëntor, pra të Martën e parë të Nëntorit. Përkundër faktit që në Europë apo në shumicën e vendeve të tjera zgjedhjet zhvillohen ditën e Dielë në SHBA ka një traditë të hershme më shumë se 150 vjecare që zgjedhjet zhvillohen të Martën e parë të muajit Nëntor ! Kur anëtarët e Konventës Kushtetuese të SHBA-së u mblodhën në Philadelfia nga 25 Maj-18 Shtator 1787, delegatët nuk mundën të bien dakort se në cilën ditë do të duhej të mbaheshin zgjedhjet në SHBA. Në këtë mënyrë kjo cështje mbeti në dorën e shteteve të vecanta që përbëjnë SHBA se në cfare date do ti zhvillonin zgjedhjet federale.Kjo qasje rezultoi me disa dekada kaos, sepse zgjedhjet mbaheshin në ditë të ndryshme në shtete të ndryshme të SHBA.
Por 70 vite më vonë,më 23 janar 1845, Kongresi i 28-të i SHBA miratoi Ligjin “Për të vendosur një kohë të njëjtë për mbajtjen e zgjedhjeve për Presidentin dhe Zëvendës Presidentin në të gjitha Shteet e Bashkimit”.( Act to establish a uniform time for holding elections for electors of President and Vice President in all the States of the Union.Ligji i 23 Janarit 1845 zgjodhi “të Martën pas të Hënës së parë të nëntorit” si ditën në të cilën të gjitha shtetet duhet të emërojnë zgjedhësit. Ky standard rriti shumë shpejtësinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA duke patur parasysh se zgjedhjet e mëparshme të vitit 1844 kishin zgjatur nga 1 Nëntori deri më 4 Dhjetor.
Nga viti 1848 e në vazhdim, çdo zgjedhje presidenciale në SHBA është mbajtur në këtë periudhë. Caktimi i së Martës si ditë votimi ishte lidhur me faktin se në atë periudhë shumica e popullsisë amerikane jetonte në zonat rurale.E diela konsiderohej ditë e shenjtë pushimi ku amerikanët ndiqnin meshën në kishë .Ndërsa dita e Hënë nuk u diskutua si mundësi pasi në atë periudhë që dikush të shkonte të votonte duhej të udhëtonte me karrocë dhe iu duhej të niseshin që të Dielën që të mbërrinin të Martën, në vendin ku iu duhej të votonin. E Mërkura në atë kohë ishte ditë tregu dhe për këtë arsye Kongresistët amerikanë vendosën që dita e votimit të ishte të Martën .
Për shekullin e 19-të ,ky ishte një vendim i duhur dhe zgjedhjet në SHBA në atë periudhë shndërroheshin në një paradë të madhe. Familje të tëra vinin me karroca, të gjithë visheshin me rrobat me te mira e pas votimit bashkoheshin dhe këndonin. Sidoqoftë, për zgjedhjet në shekullin 21, e Marta si ditë e zgjedhjeve është një trashëgimi që debatohet në demokracinë amerikane. Studiues e eksperte shpesh theksojnë se votimi të Martave është një nga arsyet pse pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale nw SHBA është jashtëzakonisht e ulët, sepse te dhenat tregojnë se 1 në çdo 4 amerikanë është shumë i zënë gjatë të Martës për të dalë e votuar.
Edhe fakti që zgjedhjet zhvillohen gjatë vjeshtës, e jo për shembull në pranverë ka qene i lidhur lidhur me karakterin rural e agarar të shoqërisë amerikane në fillimet e saj. Pranvera dhe vera nuk ishin të përshtatshme për shkak të punëve ne bujqësi, kurse vjeshta u përzgjodh sepse vinte pas përfundimit të fushates se mbjelljes dhe korrjes.Gjithashtu është interesant fakti se si ligji specifikoi që zgjedhjet të mbahen të Martën, pas të Hënës së parë të Nëntori pasi nëse caktoheshin zgjedhjet për “të Martën e parë të nëntorit”, mund të ndodhte që dita e Martë të binte më 1 Nëntor,që ishte Festa e të Gjithë Shenjtorëve.
Ndërkohë më 1 Nëntor shumë njerëz të biznesit ishin te zene me dokumentacionin e aktivitetit te tyre apo iu duhej te paguanin faturat e muajit të kaluar. Luiziana, deri më sot, është i vetmi shtet amerikan që zhvillon zgjedhje të Shtunën.
ZGJIDHET KANDIDATI PËR PRESIDENT APO KOLEGJI ELEKTORAL?
Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ndryshojnë nga zgjedhjet e ngjashme në vende të tjera të cilat përdorin zgjedhje të drejtpërdrejta përmes votës popullore kombëtare (‘një person, një votë’) për të zgjedhur presidentët përkatës. Shtetet e Bashkuara në vend të kësaj përdorin një model “zgjedhje indirekte” për presidentin e saj përmes atij që njihet me emrin Kolegji Electoral (Electoral College), dhe sistemi është shumë i decentralizuar ashtu si zgjedhjet e tjera në Shtetet e Bashkuara ku secili shtet ka përgjegjeësi në organizimin e tyre .
Kolegji Elektoral dhe procedura sesi zgjedhet janë përcaktuar në Kushtetutën e SHBA nga Neni II, seksioni 1, pikat 2 dhe 4; dhe Amendamenti i 12 (U.S. Constitution by Article II, Section 1, Clauses 2 and 4; Tëelfth Amendment .Sipas pikës 2, çdo shtet ka aq vota elektorale sac është numri i përgjithshëm i senatorëve dhe përfaqësuesve të tij në Kongres, ndërsa sipas Amendamentit 23 të miratuar më 29 Mars 1961 edhe kryeqytetit amerikan Uashingtoni, D.C i është njohur e drejta të ketë 3 vota elektorale sac është numri i këtyre votave që ka një shtet me popullsi të vogël në SHBA.
Në këtë kuadër duke qenë se numri i kongresmenëve e senatorëve në SHBa është 535 ku 435 janë anëtarët e Kongresit të SHBA e 100 janë anëtarët e Senatit ( 2 për cdo shtet) atëherë numri total i votave që përbëjnë Kolegjin Elektoral është 538 ku përfshihen edhe 3 votat e kryeqytetit amerikan Uashington DC .Gjithashtu sipas pikës 2 është përcaktuar edhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve ( Electors) në cdo shtet që do të jenë pjesë e Kolegjit Elektoral në bazë të ndarjes sipas dy partive kryesore . Pra janë anëtarët e Partisë Republikane e Demokratike që janë caktuar të jenë në rolin e zgjedhësit ( Electors) për të qenë pjesë e anëtarëve të Kolegjit Elektoral të atij shteti .Ata do të marrin votat të gjithë elektorale të atij shteti nëse 51 % e votuesve në atë shtet përzgjedhin në fletën e votimit kandidatin për president e zvpresident të partisë që ata përfaqësojnë.
Parimi i votimi është maxhoritar i pastër (fituesi i merr të gjitha –ëinners take all) .Vetëm Nebraska e Maine kanë një rregull disi ndryshe. Psh nëse një shtet në SHBA sic është Kalifornia që ka 54 vota elektorale , 51 % e votuesve në atë shtet kanë përzgjedhur në fletën e votimit kandidatin për president e zv,president të një partie të caktuar , atëhere ky kandidat merr të 54 votat elektorale .Si rrjedhojë 54 anëtarët e kësaj partie që janë përzgjedhur të jenë pjesë e Kolegjit Elektoral të atij shteti , do të paraqiten në Senatin amerikan ku bëhet votimi formal për presidentin e zv. presidentin fitues të garës presidenciale.
Në mënyrë që një kandidat për president në SHBA të jetë fitues duhet të marrë 270 vota elektorale nga 50 shtetet e kryeqyteti amerikan Uashington Dc që votojnë atë ditë .Për këtë arsye gara presidenciale në SHBA përqëndrohet në shtetet që kanë shumë vota elektorale në Kolegjin Elektorial si Kalifornia, Teksas, Illinois, New York, New Yersey, Pensylvania.
Zakonisht anëtarët e Kolegjit Elektoral të partisë përkatëse që iu ka fituar kandidati 51 % apo më shumë të votave të Kolegjit mblidhen nën drejtimin e Presidentit të Senatit që është zv.Presidenti i SHBA dhe formalizojnë zgjedhjen . Dikur anëtarët që bënin pjesë tek Kolegji Elektorial përzgjidheshin nga legjislatura e cdo shteti në SHBA por më pas ato u zgjodhën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga votuesit e atij shteti.
SA VOTA ELEKTORALE KA CDO SHTET
Në bazë të numrit të popullsisë që kanë 50 shtetet që përbëjnë SHBA , shpërndarja e 538 votave të Kolegjit Elektoral(Electoral College) është e ndarë në mënyra të ndryshme ku sa më e madhe të jetë popullsia e shtetit aq më shumë vota elektorale do të ketë ai shtet. Numri total votave elektorale të 50 shteteve është 535 që përputhet me numrin total të kongresmenëve e senatorëve që kanë 50 shtetet në dy institucionet e rëndësishme ligjvënëse ( 435 Kongresi dhe 100 Senati) dhe këtyre iu shtohen edhe 3 votat që ka kryeqyteti amerikan Washington District Columbia , i cili trajtohet me statusin e një shteti në Kolegjin Elektoral për shkak të vecorisë së tij politico administrative.
Sipas numrit të popullsisë që ka secili shtet , ndarja e votave elektorale që i takojnë në bazë të Kolegjit Elektoral është si vijon, duke përfshirë edhe 3 votat elektorale që ka kryeqyteti amerikan Washington District Columbia , i cili trajtohet me statusin e një shteti në Kolegjin Elektoral për shkak të vecorisë sw tij politiko administrative.Amendamenti i 23 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara që u lejon qytetarëve të Uashingtonit, DC, të drejtën për të patur 3 vota ne Kolegjin Elektoral në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Ai u propozua nga Kongresi i SHBA më 16 Qershor 1960 dhe ratifikimi i tij u bë më 29 Mars 1961. Ushangton DC eshtë një distrikt federal dhe jo një shtet, dhe banorët e Uashington-DC nuk janë qytetarë të një shteti. Në këtë kuadët megjithëse banorët e kryeqytetit të SHBA paguajnë taksa federale dhe u nënshtrohen të njëjtave detyrime ushtarake si qytetarët në shtete, historikisht atyre u është mohuar privilegji për të zgjedhur zyrtarë publikë federalë. Amendamenti i 23 vendosi banorët e distriktit në zgjedhjet presidenciale të kishin vota në Kolegjin Elektoral duke i ndarë votat që i takonin shtetit të Uashingtonit dhe duke i Uashington DC 3 vota në Kolegjin Elektoral të barabarta me votat e një shteti që kishte numrin me te vogël të popullsisë.Në këtë mënyrë totali i votave të Kolegjit Elektoral është 538.
Në mënyrë që një kandidat për president e zëvendësi i tij apo i saj të shpallen fitues iu duhet të fitojë në total 270 vota elektorale nga të 50 shtetet në SHBA plus kryeqytetin amerikan , ku votohet me datë 05 Nëntor . (në fakt, tre).1) Alabama(5 milion banorë-9 vota elektorale) 2) Alaska(740 mijë banorë-3 vota elektorale) 3) Arizona(7 .5 milion banorë -11 vota elektorale) 4)Arkansas(3 milion banorë-) , 5)Delaware(1 milion banorë-3 vota elektorale) 6) District of Columbia(670 mijë banorë-3 vota elektorale) 7) California(40 milion banorë -54 vota elektorale) , 8)Colorado(4.5 milion banorë ), 9)Connecticut(3.6 milion banorë-7 vota elektorale), 10)Florida(23 milion banorë- 30 vota elektorale) 11)Georgia(3.8 milion banorë -16 vota elektorale) 12)Haëai (1.4 milion banorë -4 vota elektorale) 13)Idaho(1.8 milion banorë -4 vota elektorale) 14) Illinois(12.5 milion banorë-19 vota elektorale) , 15) Indiana(6.6 milion banorë-11 vota elektorale), 16)Ioëa(3.2 milion banorë-6 vota elektorale) 17) Kansas(2.9 milion banorë-6 vot a elektorale ), 18)Kentucky ( 4.5 milion banorë-8 vota elektorale) 19)Louisiana(4.5 milion banorë -8 vota elektorale), 20)Maine(1.3 milion banorë -4 vota elektorale) , 21)Maryland(6.2 milion banorë-10 vota elektorale ) , 22)Massachusets( 7 milion banorë -11 vota elektorale) , 23)Michigan(10 milion banorë -15 vota elektorale) 24)Minesota( 6 .1 milion banorë-10 vota elektorale), 25)Missisipi( 2.9 milion banorë -6 vota elektorale) 26)Missouri(6.1 milion banorë-10 vota elektorale), 27)Montana(1 milion banorë -4 vota elektorale), 28)Nebraska(1.9 milion banorë -5 vota elektorale), 29)Nevada(3.3 milion banorë-6 vota elektorale), 30)New Hampshire(1.1 milion banorë-4 vota elektorale), 31)New Jersey(8.9 milion banorë-14 vota elektorale), 32)Neë Mexico(1.6 milion banorë-5 vota elektorale) 33)Neë York(19.5 milion banorë-28 vota elektorale), 34)North Carolina(9.5 milion banorë-16 vota elektorale), 35)North Dakota(785 mijë banorë-3 vota elektorale), 36)Ohio(11 milion banorë-17 vota elektorale), 37)Oklahoma(3.7 milion banorë-7 vota elektorale), 38)Oregon(4.2 milion banorë-8 vota elektorale) , 39)Pensylvania(12.7 milion banorë-19 vota elektorale), 40)Rhode Island(885 mijë banorë -4 vota elektorale), 41)South Carolina(5.3 milion banorë -9 vota elektorale), 42)South Dakota(858 mijë banorë-6 vota elektorale), 43)Tennesse(6.3 milion banorë-11 vota elektorale), 44)Texas(30 milion banorë-40 vota elektorale), 45)Utah(3.4 milion banorë-6 vota elektorale) , 46)Vermont(650 mijë banorë-3 vota elektorale), 47)Virginia(8.6 milion banorë -13 vota elektorale), 48)Washington(8 milion banorë-12 vota elektorale), 49)West Virginia(1.7 milion banorë-4 vota elektorale), 50) Wisconsin(5.9 milion banorë-10 vota elektorale), 51)Wyoming( 580 mijë banorë-3 vota elektorale.
CFARË ËSHTË DALLIMI MES VOTËS ELEKTORALE E VOTËS POPULLORE NË SHBA
Është Kolegji Elektoral( Electoral College) , jo vota popullore kombëtare, që përcakton se kush e fiton presidencën në SHBA. mbetet një nga faktet më befasuese për votimin në Shtetet e Bashkuara: ndërsa vota popullore zgjedh anëtarët e Kongresit, kryetarët e bashkive, guvernatorët, ligjvënësit e shtetit dhe zyrtarët lokalë por, ajo nuk përcakton fituesin e presidencës, postin më të lartë. në vend.Ky vendim i rëndësishëm i takon Kolegjit Elektoral(Electoral College).
Kur amerikanët hedhin votat e tyre, ata në fakt votojnë për një listë zgjedhësish(Electors) të emëruar nga partitë politike të shtetit të tyre, të cilët janë votuar zotuar të mbështesin kandidatin e asaj partie. Por ata jo gjithmonë e bëjnë këtë dhe në historinë e SHBA kjo ka ndodhur vetëm 2 herë në historinë e zgjedhjeve të saj presideciale sic ishin John Quincy Adams dhe Rutherford B. Hayes në zgjedhjet e 1824 dhe 1876. Dhe në 1888, Benjamin Harrison mundi presidentin aktual, Grover Cleveland, në Kolegjin Zgjedhor, pavarësisht se humbi votën popullore.
Cleveland kandidoi përsëri katër vjet më vonë dhe fitoi përsëri Shtëpinë e Bardhë. . Por ka raste jë president humbet votën popullore por prapë fiton zgjedhjet duke fituar votata elektorale .Kjo ndodh për shkak të parimit se fitiesi i merr të gjiha edhe kur rezultati është i ngushtë Psh një kandidat mund të ketë fituar 1 ose 2 shtete që kanë numër të votues e votash elektorale psh Illinois apo Neë Yorku dhe në shtetet e tjera psh për 1 ose 2 % pra 48 % apo 49 % të votave nuk ka fituar quhen të humbur
Të mbledhuar në total këyp ata mund të përbëjnë një votë popullore më të madhe por nëse ke humbur votat elektorale nuk zgjidhesh dot . Kjo është ajo që ndodhi në zgjedhjet e 4 Nëntot 2001 ku megjithëse Hillary Clinton fitoi votën popullore kombëtare me pothuajse tre milionë vota më shumë Donald Trump mblodhi pothuajse 57 për qind të votave elektorale, të mjaftueshme për të fituar presidencën.E njëjta gjë ndodhi në vitin 2000.ku egjithëse Al Gore fitoi votën popullore, George Ë. Bush fitoi më shumë vota elektorale pas një rinumërimi të debatueshem në Florida dhe një vendimi të Gjykatës së Lartë
PËRSE ZGJEDHËSIT NË AMERIKË VETËREGJISTROHEN ?
Të gjitha shtetet dhe territoret e SHBA-së, me përjashtim të Dakotës së Veriut, kërkojnë që individët me të drejtë vote duhet të vetëregjistrohen para se të votojnë në zgjedhjet federale, shtetërore dhe lokale. Në 1800, Massachusetts ishte shteti i parë që kërkoi regjistrimin e votuesve si një parakusht për të votuar në këtë shtet. Kjo u pasua nga Maine (1821), Pensilvania (1836) dhe Konektikati (1839). Gjatë shekullit të 19-të, dhe veçanërisht pas Luftës Civile, më shumë shtete dhe qytete vendosën regjistrimin e votuesve si parakusht për të votuar, pjesërisht për të parandaluar votimin nga emigrantët në qytete.
Megjithatë, vetëm në vitin 1913, Nebraska u bë shteti i parë që krijoi një regjistër të përhershëm votuesish në mbarë vendin, i mbikëqyrur nga një komisioner zgjedhor. Sipas një studimi të vitit 2020, ligjet e regjistrimit të votuesve të miratuar në periudhën 1880–1916 reduktuan pjesëmarrjen deri në 19%.Dakota e Veriut hoqi regjistrimin e votuesve në vitin 1951 për zgjedhjet shtetërore dhe federale, i vetmi shtet që e bën këtë. Që nga viti 2004, ajo u ka kërkuar votuesve të paraqesin ID në kohën e votimit.
Kjo ka bërë që Dakota e Veriut të akuzohet për shtypjen e votuesve, sepse shumë amerikanëve vendas iu mohua votimi sepse adresa në ID-të e tyre fisnore kishte një adresë kuti postare, e cila vazhdon të jetë një praktikë e zakonshme.[ Në Dakotën e Veriut, bashkitë në këtë shtet mund ti regjistrojnë votuesit për zgjedhjet bashkiake ndëras në raste të tjera votuesit duhet të paraqesin në qendrën e votimit ID ose Patentën apo një dëshmi që kanë të drejtë të votojnë .Shumë shtete në SHBA icaktojnë datat përfundimtare për cdo votues që të vetëregjistrohet ose për të përditësuar informacionin mbi vetvetem duke filluar nga dy deri në katër javë përpara zgjedhjeve.
Ndërkohë 25 shtete dhe kryeqyteti amerikan i Uashington DC e bëjnë regjistrimin apo përditësimin e të dhënave të në të njëjtën ditë ata hodhën votën e tyre. Në shtetet që lejojnë votimin e hershëm dhe kanë regjistrim të votuesve, votuesi duhet të regjistrohet përpara se të votojë. Në SHBA ka opionine të ndryshme mbi veteregjistrimin për të votuar si psh disa pohojnë se ai e ekspozon personin ndaj mobilizimit ushtarak, ose ndikon në tarifat e siguracionit të makinës, ose i kërkon një adresë të përhershme qytetarit ndërkohë që ka shumë shtetas që nuk e kanë një adresë të tillë. Këto shpesh bëhen pengesë për tu vetëregjistruar si votues në SHBA Çështja ligjore Pitts kundër Black në vitin 1984 vendosi që votuesit amerikanë me të drejtë vote që banojnë në akomodime jo konvencionale, si psh në një stol parku, nuk mund të refuzohen të regjistrohen për të votuar, duke lejuar njerëzit që përjetojnë të pastrehë të marrin pjesë në zgjedhje.
Një studim i vitit 2023 nga Byroja e Statistikave të SHBA zbuloi se 69.1% e popullsisë me të drejtë vote në Shtetet e Bashkuara ishin të regjistruar për të votuar në kohën e zgjedhjeve në mes të mandatit sic ishin ato të 2022 apo rreth 178 milionë qytetarë amerikanë. Ndërsa votuesve iu është kërkuar historikisht të regjistroheshin në zyrat e qeverisë së shtetit përkatës deri në një datë të caktuar përpara zgjedhjeve, qeveria federale në mesin e viteve 1990 bëri përpjekje për të rritur pjesëmarrjen duke lehtësuar procesin e regjistrimit.
Ligji Kombëtar i Regjistrimit të Votuesve i vitit 1993 (ligji “Motor Voter”) kërkon që qeveritë e shtetit ose të ofrojnë shërbime uniforme të regjistrimit për votuesit përmes qendrave ku merret patenta ato personat me aftësisë së kufizuar, shkollat, bibliotekat dhe regjistrimit me postë, ose të lejojnë qëegjistrimi i votuesve të bbëhet në ditën e zgjedhjeve, ku votuesit mund të regjistrohen në qendrat e votimit menjëherë para votimit. Megjithatë, gjashtë shtete janë të përjashtuara nga proceset e thjeshta sipas këtij ligjii sic janë Dakota e Veriut, Idaho, Minesota, Nju Hampshire, Ëisconsin dhe Ëyoming.Në vitin 2016, Oregon u bë shteti i parë që e bëri regjistrimin e votuesve plotësisht automatic kur lëshonte patentat e shoferit dhe kartat e identitetit, që u pasua nga 15 shtete të tjera dhe kryeqyteti i Uashignton DC ..
Në 31 shtete të SHBA dhe në kryqytetin Uashington DC , personat që regjistrohen për të votuar mund të deklarojnë në të njëjtën kohë edhe një lidhje me një parti politike. Në vitin 2002, Arizona bëri të mundur regjistrimin e votuesve në internet..Në përgjithësi, qytetarët amerikanë mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet federale. Në disa raste, banorët e përhershëm (mbajtësit e “kartonit jeshil”) janë regjistruar për të votuar dhe kanë votuar pa e kuptuar se kjo ishte e paligjshme.
Ata që nuk janë nënshtesa amerikanë janë dënuar në gjykatën penale për pretendim të rremë të shtetësisë me qëllim të regjistrimit për të votuar në zgjedhjet federale e mund të gjobiten dhe burgohen deri në një vit.Në SHBA të. gjitha shtetet përveç Maine , Vermont kryeqyteti Uashington DC e mohojnë votën për personat e dënuar për njëfarë kohe, një praktikë e njohur si heqja e të drejtës së të drejtës për shkak të veprave penale. Në 16 shtete, votimi është i ndaluar vetëm gjatë peroudhës së burgimit. Ndëa 21 shtetenë SHBA gjithashtu ndalojnë votimin gjatë lirimit me kusht ose provës, por lejojnë votimin pas.Nga ana tjetër janë11 shtete që pezullojnë për një kohë të pacaktuar të drejtat e votës ose kërkojnë veprime të veçanta për të rikthyer të drejtat e votës.
CFARË ËSHTË VOTIMI I HERSHËM DHE VOTIMI ME POSTË NË SHBA?
Shumica e shteteve në SHBA lejojnë votimin e hershëm(Early voting), duke i lënë votuesit të hedhin votën e tyre përpara ditës së zgjedhjeve. Periudhat e votimit të parakohshëm apo të hershem variojnë nga 4 deri në 50 ditë para ditës së zgjedhjeve. Votimi i parakohshëm/hershem i pakushtëzuar personalisht (unconditional early voting in person)lejohet në 32 shtete dhe në kryeyqtetin amerijan Uashingtin D.C. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, 30% e votave ishin vota të hershme .Të gjitha shtetet kanë një lloj sistemi votimi në mungesë nëpërmjet postës (Unconditional absentee voting by mail )Votimi i pakushtëzuar me mungesë (Absebntee Ballot System) me postë lejohet në 27 shtete dhe në kryeqytetin amerikan të Uashingtin D.C. Në shtetet e Kolorado, Haëai, Oregon, Utah dhe Uashington, të gjitha zgjedhjet zhvillohen me votim me postë me fletë votimi që u dërgohen votuesve disa javë përpara ditës së zgjedhjeve.
Në 29 shtete, votat me postë duhet të merren ate ditë ose përpara ditës së zgjedhjeve.Shtetet e tjera kanë afate të mëvonshme,psh ligjii zgjedhor i Kalifornisë që lejon që fletëvotimet që vinë me postë duhet të mbërrijnë në zyrën e zgjedhjeve 17 ditë pas ditës së zgjedhjeve. Disa shtete, si pshTeksasi, u japin votuesve amerikane qe ndodhen jashtë shtetit dhe ushtarakëve kohë shtesë për të postuar fletëvotimet e tyre për zgjedhjet presidenciale amerikane.
SI FUNKSIONON VOTIMI ELEKTRONIK NË ZGJEDHJET AMERIKANE
Në zgjedhjet presidenciale të SHBA , shtetet janë përgjegjëse për të përcaktuar rregullat e mënyrën e votimit. Votimi elektronik në Shtetet e Bashkuara përfshin disa lloje makinerish votimi si psh ekrane me prekje për votuesit për të, skanerë për të lexuar fletët e votimit në letër, skanerë për të verifikuar nënshkrimet në zarfet e fletëvotimeve kur votuesit që votojnë e sjellin votën me postë dhe web servera që i shfaqin votuesit të dhënat. Përveç votimit, ka edhe sisteme kompjuterike për të mbajtur regjistrat e votuesve dhe për t’i shfaqur këto lista zgjedhore te stafi i qendrave të votimit..
Udhëzimet për mënyrën e votimit përcaktohen nga Komisioni i Asistencës Zgjedhore (EAC-The Election Assistance Commission) që është një agjenci e pavarur e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Që prej vitit 2005 janë në fuqi Udhëzimet për Sistemin e Votimit (VVSG-Volountary Voting System Guidelines) . Këto udhëzime trajtojnë disa nga nevojat e sigurisë dhe aksesit që duhet të kenë votuesit gjatë zgjedhjeve. EAC gjithashtu akrediton tre laboratorë testimi në mënyrë që prodhuesit e paisjeve të votimit elektronik të certifikojnë pajisjet e tyre.
Bazuar në raportet e këtyre laboratorëve, Komisioni i Asistencës Zgjedhore (EAC-The Election Assistance Commission)vërteton kur pajisjet e votimit janë në përputhje me udhëzimet përkatëse . Nga 50 shtetet ku zhvillohen votimet në SHBA 12 prej këtyre shteteve kërkojnë certifikim nga EAC për makinat e votimit elektronik që përdoren në shtetet e tyre. Ndërkohë 17 shtete kërkojnë testim nga një laborator i akredituar nga EAC, por nuk kërkojnë certifikim, 9 shtete dhe kryeqyteti amerikan Uashington DC kërkojnë testim sipas standardeve federale, nga çdo laborator, 4 shtete të tjera u referohen standardeve federale, por marrin vendimet e tyre ndëras 8 shtetet e mbetura nuk i referohen standardeve federale. Certifikimi zgjat dy vjet, kushton një milion dollarë dhe nevojitet përsëri për çdo përditësim të pajisjeve.
SI NUMËROHEN VOTA NË SHBA
Përsa i përket procesit të numërimit të votave në SHBA nga viti 1887 deri në 2021 ka qenë në fuqi Ligji për Numërin e Votave Elektorale (ECA-Electoral Count Ac Pub. L. 49–90, 24 Stat. 373,) duke u mbështetur në Titullin 3, Kapitulli 1 të Kushtetutës së SHBA . Ai është një ligj federal i Shteteve të Bashkuara që ndjek procedurat e përcaktuara në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara për numërimin e votave elektorale pas zgjedhjeve presidenciale. Akti u miratua nga Kongresi në 7 Shkurt1887, dhjetë vjet pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 7 Nëntorit 1876 mes kandidatit Republikan Ruthford Haynes dhe demokratit Samuel Tilden ku disa shtete paraqitën lista të ndryshme të anëtarëve(Electors) të Kolegjit Elektoral(Electoral College) dhe një Kongres i ndarë nuk ishte në gjendje të zgjidhte bllokimin për numërimin e votave për javë të tëra.
Situata u zgjidh me Kompromisin e 1877 ku republikani Ruthford Haynes u zgjodh president por më pas trupat federale si kusht u tërhoqën nga shtetet e jugut të SHBA duke bërë të mundur që politikanët demokratë , të cilët kontrollonin jugun e SHBA të shtonin politikat diskriminuese ndaj popullsisë me ngjyrë.Edhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 1880 e 1884 u përballën me të njëjtën situataë cka bëri të mundur miratimin e këtij ligji pasi duke mos patur një procedurë numërimi zyrtare palët politike bllokonin në Kongres numërimin e votave të Kolegjit Elektoral që formalizonte zgjedhjen e presidentit duke ngritur pretendime të ndryshme.
Prej vitit 2021 ligji është ndryshuar në mënyrë thelbësore nga Reforma e Procesit të Numërimit të Votave dhe Ligji i Përmirësimit të Tranzicionit Presidencial të vitit 2022( Electoral Count Reform and Presidential Transition Improvement Act of 2022.). Ligji përcakton procedurat dhe afatet që shtetet duhet të ndjekin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, certifikimin e rezultateve dhe dërgimin e rezultateve në Kongres. Nëse një shtet ndiqte këto standarde të “limanit të sigurt”( safe harbour) dhe guvernatori i shtetit dorëzonte siç duhet rezultatin e votave elektorale atëherë cdo gjë ishte e zgjidhur.
Ligji i jepte të drejtë Kongresin në zgjidhjen e vetëm një grupi të ngushtë mosmarrëveshjesh, si p.sh. nëse një guvernator kishte certifikuar dy lista të ndryshme anëtarësh të Kolegjit Elektoral ose nëse një shtet nuk arriti të certifikonte rezultatet e tij sipas procedurave . Pas ditës së zgjedhjeve, të gjithë anëtarët e Kolegjit Elektoral që janë zgjedhur nga votuesit amerikanë në çdo shtet për një parti të caktuar ( Republikane apo Demokrate) duhet të “takohen dhe të japin votat e tyre për presidentin e zv,presidentin e partisë së tyre që ka kandidaur të Hënën e parë pas të mërkurës së dytë të Dhjetorit”, në takime të vecanta që realizohen në çdo kryeqytet të shtetit përkatës.
Cdo shtet pasi ka përfunduar numërimin e votave në cdo shtet ku zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral të partisë që kaq marrë 51 % e më shumë të votave në atë shtet ia përcjell rezulatet zyrtare qeverisë federale me anë të një dokumenti që nënshkruan guvernatori përkatës në që njihet si Certifiikata e Vlerësimit apo Certifikata e Konstantimit ( Certificate of Ascertainment) .Sipas Amendamentit të 12 , zv.Presidenti amerikan që është në rolin e Presidentit të Senatit hap Certifikatat e Vlerësimit( Certificate of Ascertainment) që ka dërguar governatori i secilit prej 50 shteteve përfshirë kryeqytetin Uashington DC .
ZV.Presidenti amerikann që është edhe President i Senatit të SHBA, në prani të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve(Kongresit), do të hapë të gjitha certifikatat dhe votat do të numërohen më pas Në shumë raste, zv.Presifdenti amerikna në rolin e Presidentit të Senatit ka pasur për detyrë të finalizojë humbjen e partisë së tij, dhe të tijën si psh Richard Nixon, Walter Mondale, Dan Quayle, Al Gore, Dick Cheney, Joe Biden dhe Mike Pence.
CFARË KUPTIMI KANË TERMAT “SHTETET E KUQ” DHE “SHTETET BLU “ NË ZGJEDHJET AMERIKANE
Në SHBA analistët e gazetarët përdorin termat “Shtetet e kuq”( Red states) dhe”Shtetet blu”(Blue states) që janë një përkufizim simbolik për të identikuar ato shtete që përgjatë zgjedhjeve presidenciale votojnë kryesisht një nga dy partitë kryesore amerikane pra Partinë Demokratike apo Partinë Republikane .Ky term filloi të përdorej kryesisht pas zgjedhjeve presidenciale të 7 Nëntorit 2000 mes kandidatëve presidencialë George Bush(06.07.1946) e Al Gore(31.03.1948).
Në nëntë zgjedhjet e fundit (që nga viti 1988), 43 shtete votuan për të njëjtën parti shtatë herë ose më shumë. 20 prej këtyre shteteve, së bashku me kryeqytetin amerikan Uashington, DC, votuan për të njëjtën parti në të nëntë zgjedhjet.Shtatë shtete të tjera – Kolorado, Florida, Ioëa, Nevada, Ohio, Virxhinia dhe Virxhinia Perëndimore – kanë votuar për secilën parti të paktën tre herë në këto nëntë zgjedhje, duke i bërë ato më pak të qëndrueshme nga kjo masë. Ndëras pesë shtete – Arizona, Georgia, Michigan, Pensilvania dhe Ëisconsin – votuan për kandidatët e partive të ndryshme në dy zgjedhjet e fundit..
Këto shtetet ku vota luhatet midis kandidatëve presidencialë demokratë dhe republikanë njihen si “shtetet e lëkundjes” ose “shtetet e purpurta”. Nga zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, 35 nga 50 shtete kanë votuar për të njëjtën. Ngjyrat e kuqe dhe blu janë gjithashtu të paraqitura në flamurin e Shteteve të Bashkuara. Simbolika e ngjyrave lidhet me ngjarjet që nga Lufta Civile(1861-1865) , gjatë së cilës veriu i SHBA që ishte nën zotërimin e Partisë Republikane u konsiderua “blu”.
Në atë kohë, një krijues i hartave i i shoqëroi ato me lapsa blu për të shënuar lëvizjet e forcave të Konfederatës, ndërsa e kuqja ishte për Bashkimin.Më vonë, në zgjedhjet presidenciale të vitit 1888, kandidatët për president Grover Cleveland dhe Benjamin Harrison përdorën simbole elektorale ku kordonin blu e përdornin republikanët si një ngjyrë që perceptohej se përfaqësonte forcat e Unionit dhe “Partinë e Linkolnit” dhe të kuqe për Demokratët. Vetë partitë nuk kishin ngjyra zyrtare,.
Në vitin 1908, Neë York Times botoi jë hartë të veçantë me ngjyra, duke përdorur blunë për demokratët dhe të verdhë për republikanët, për të detajuar fitoren elektorale të Theodore Roosevelt në 1904.. Duke pasur parasysh natyrën e përgjithshme dhe perceptimin e përbashkët të dy palëve, “shteti i kuq”(Red state) nënkupton një rajon konservator dhe “shtet blu”(Blue state) nënkupton një rajon më liberal. Në shumicën e shteteve në SHBA qytetet janë të prirura të votojnë më shumë Partinë Demokratike e në zonat rurale njerëzit priren të votojnë më shumë Partinë Republikanen pasi vlerat konservatore aty janë më forta.
CFARË JANË “SHTETET E LËKUNDURA “APO “SHTETET E PURPURTA” NË ZGJEDHJET AMERIKANE
Rreth 240 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, por vetëm një numër relativisht i vogël i tyre ka të ngjarë të vendosë se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm.Ekspertët besojnë se ka vetëm një pjesë të vogël të shteteve të ashtuquajtura “shtete të lëkundura” (Swing states) që mund të fitohen me siguri ose nga demokratja Kamala Harris ose nga republikani Donald Trump.
Shtatë prej tyre – Arizona(11 vota elektorale), Georgia(16 bota elektorale), , Karolina e Veriut(16 vota elektorale), Michigan(15 vota elektorale), Nevada(6 vota elektorale), Pensilvania(19) dhe Wisconsin (10) . Në zgjedhjet e fundit të vitit 20 nga këto shtete të lëkundura 6 prej tyre fitoi Biden ndërsa Trump fitoi vetëm në Karolinën e Veriut ku diferenca e vota për cdo shtet ishte 10,20,000 vota .
Shteti më i vogel është Nevada me 3 milion banorë e shteti më i madh Pensilvania me 19 milion banorë dhe kwto shtete mendohet se mbajnë çelësat e Shtëpisë së Bardhë.Një shtet i purpurt (Purple state) i referohet një shteti të lëkundur ku kandidatët demokratë dhe republikanë marrin shumë vota pa një shumicë dërrmuese për secilën parti. Shtetet e purpurta shpesh quhen gjithashtu shtete “fushe beteje”(Battleground States) .
Ngjyra e purpurte cila në realitet është një përzierje e të kuqes me blunë ka simbolikën e atyre shteteve që herë votojnë për Partineë Demokratike e herë për Partinë Republikane gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.