Home KRYESORE A JANË SHQIPTARËT RACISTA?

A JANË SHQIPTARËT RACISTA?

Nga Fadil Maloku

Termi apo koncepti racizëm, në kontekstin që zakonisht po e përdorin do pseudoanalista e gazetar është tërësisht i gabuar!

1.S’pari me racizëm (racism) nënkuptohet një bindje apo një perceptim që shpjegon se termi racë është në fakt një atribut që shërben për të kuptuar dallimet në karakterin apo kapacitetet e njerëzve, komuniteteve, apo grupeve më të mëdha shoqërore.

2.S’ dyti,ky term i atribuohet gjithashtu një lloj mendimi, ideologjie apo bindjeje sipas të cilit cilësimet biologjike të një individi apo grupi vendosin për: vlerat, peshën rëndësinë apo të drejtën e gjykimit të një komuniteti apo të një grupi shoqëror, për një problematikë sociale, politike, apo edhe kulturore, që është absurd i llojit të vete!

3. S’ treti, është absurd edhe për shkak se cilësimet biologjike, s’mund të përdoren si “aparaturë” sociale për të gjykuar mendimet, bindjet, dhe frustrimet e ndryshme midis individëve, aq më pak në rast se i takojnë të njëjtit grup apo organizim social!

P.S. Termi racist mund të përdoret vetëm si metaforë! Edhe atë, kur ai shërben si agjens socializues për ambientet e ngarkuara me stereotipi sociale, politike, religjioze e sidomos sosh kulturore.

Share: