POSTIMI IV
100 versus mijëra
Pas më shumë se një shekulli në fakt përballë qëndron i njëjti Nol me të vërtetën e tij. Por pyetja e pangritur e kësaj të fundit, aq më tepër s’mund të verifikohet nëse ka ndryshuar.
Gjatë shkrimit si studim, që filloi si mikrotezë për nivel masteri në UT, gjeta mes moskuptimit masivisht të përpjekjes për të kuptuar Nolin dhe garës së tyre për ta treguar këtë (në doktoraturë), se një pjesë e mirë e fakteve jetëshkrimore të tij sa dhe referencat bazë klasike të retorikës nuk funksiononin për diskutime shkencore.
Njerëz jashtë fushës që lexonin diçka rastësisht nga studimi, fillonin të fusnin në vëmendje fakte të pavënare, pavarësisht të thënave relativisht të shumta për Nolin në rreth një shekull shkrimi të tij dhe mbi të.
Unë vetë, ndava disa habi që mposhtën pandehmat fillestare që kisha që nga koha e studimeve universitare, të cilat hynë me arsye të mjaftueshme shqyrtimi për përgjigje.
Në një moment cilësor të shtjellimit, bëri vend perceptimi që lexuesit shqiptarë janë gjendur pranë Nolit ashtu si njerëzit pranë retorikës në gjithë gjallimin e saj; ndoshta më gjatë dhe më pandërprerë se me autorë të tjerë shqiptarë, pavarësisht prej asaj që u ka lënë mundësinë ai, (si dhe retorika), të shohin ose të njohin. Ashtu si arti i të folurit ka ecur paralel nga kuptimet e retorikës që në fillime, thuajse të gjithë brezat shqiptarë të pas viteve ’60, janë shoqëruar me veprën ose vlerësimet për Nolin pandërprerë. Ashtu si e bashkëardhura e retorikës nga inventari i gjithë shfaqjeve të saj dhe diskutimeve mbi të, Noli ka vazhduar të vijë me veprën dhe cilësimet mbi të, që janë më së shumti vlerësime.
Ashtu si ecuria e kuptimit në përgjithësi ka ushqyer vetë retorikën, si teori dhe si praktikë, ashtu dhe adresimi i çështjes shqiptare dhe publicistikës me emrin e Nolit ka ‘zbardhur’ një potencial teorik e praktik të kuptimit në shqip. Ashtu si përparësia e kuptimit dhe zotërimi i rregullit të retorikës ka ardhur mes diskutimesh, madje deri në sulmin që i bëhet përmes potencialit të manipulimit, të njohur teorikisht prej saj, ashtu dhe Fan Noli u ndërtua e u shfaq mes polemikash për të gjetur ‘të vërtetën’ dhe ‘të drejtën’ e folësit dhe mundësisë për ta ushtruar vetë e shpëndarë tek të tjerët, çka është fushë e hapur dhe për kuptimin e mëpasshëm të tij.
Por Noli, rishtaz domethënës dhe me sfidë aktive kuptimi, nuk është pyetur ende retorikisht. Situata që duhet të përjashtojë nga e ndodhura një studiues pas kësaj, është që kjo pyetje të mos hamendësojë diçka që autori (nëse pyetet direkt) as nuk e ka kaluar ndonjëherë nëpër mend.
Koha dhe retorika kanë zgjedhur të na japin një përparësi që nuk mund të neglizhohet më në shpjegimin e përmasave reale të veprës së tij publicistike dhe pashmangshmërisht Shqipërisë kryesisht publicistike të asaj kohe.
Vijon në POSTIM V