VLORË- Kryeministri i vendit Edi Rama, ka pritur në një takim Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, i cili ka vizituar Shqipërinë për herë të dytë.
Shefi i qeverisë shkruan në “X” se “Ishte një privilegj të vizitonte me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”.