Home Gjeo-Ekonomia 12 vjetë, nga largimi i dhunshëm i Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-ës...

12 vjetë, nga largimi i dhunshëm i Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë

Nga Refik Hasani

Sot, para 12 viteve, që është largur në mënyr të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.

Lapidari tani as pas 12 viteve nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e të gjithë Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.

Largimi me dhunë i pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse tani po kalojn mbi tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së Preshevës do të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

Simbolika e 20 Janarit,është tepër e madhe në 12 vjetorin e heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimenzionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e kësaj Krahine.

Vizita, si veprim do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë Shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë kësaj Krahine.

Kjo Krahin shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.

Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapasira tjera etnike Shqiptare

Autori i vështrimit është Refik Hasani 20 janar 2025

Share: