Home KRYESORE SPAK, për hajdutët e votave duhet “dajak”! Nga Flutura Açka

SPAK, për hajdutët e votave duhet “dajak”! Nga Flutura Açka

“Strategie e Hetimit dhe e Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”

Hajdutët e votave vodhën votat e mia, dhe të disa kolegëve të mi, me numëruesit e tyre në kutitë e votimit në Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Pasi i vodhën, ata dhe shkurret e hardallosura politike, i patën këngë çapraçitëse 1800 votat e mia.

Sigurisht, votat duheshin ruajtur. Por unë nuk i njihja strukturat politike, dhe hyra aq vonë në betejē, sa ishte e pamundur që të ruaja votat e mia, kështu numëruesit, “miq të miqve” të vjetër, bënë kërdinë. Ndryshe:

  • Si shpjegohet që nga nga 3 deputetë në vitin 2017, Elbasani mori 6 deputetë në vitin 2021?
  • Si shpjegohet gropa me 8500 vota në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, e shkaktuar nga po ato figura të lavdishme votakorrës?

Grabitja e votave të kolegëve në Elbasan, ishte një marrëveshje e paster e cave djathtas me ca majtas, për tē marrë në çdo kuti mjaftueshëm vota nga kolegët é tjerë, aq sa iu duhej për triumf. Koha i vërtetoi të gjitha.

Marrëvedhja e madhe zgjedhore diabolike në Parlament, e cila u kurorëzua më 27 korrik 2024, do tē pjellë padyshim marrëvedhjet e vogla perfide vendore.

Si do t’i kapë SPAK këto? E vështirë, por jo e pamundur. Në kushtet kür partitë e mëdha PS-PD, hoqën numërimin elektronik enkas që të vjedhin rehat rehat votat e pjesës tjetër, si do të mund të ruajmë hajdutët politikë në 5000 kuti votimi?

Komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, si do t’i edukojmë të mos jenë militantë, por shqiptarë tē ndershëm?

Mirë është ata t’i hedhin një lexim edhe këtij njoftimi:

Share: