Nga Maria Kokaj*
Jean-Paul Sartre ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, novelist, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar.
Ai ishte i pari gjeni që refuzoi Çmimin Nobel.
Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX.
Sartri theksonte se “Njeriu është i denuar të jetë i lirë“. Duke qënë të lirë ne bëjmë zgjedhje për të cilat jemi edhe përgjegjes.
Të gjithë ata që sot janë të ndergjegjësuar për situaten ku ndodhet Shqipëria, kanë përgjegjësinë e tyre jo vetëm për veprimin por edhe për mosveprimin, jo vetëm për fjalën por edhe për heshtjen para padrejtësisë së madhe që po i bëhet këtij populli.
Individualizmi i sotëm dhe indiferenca për atë çka është e përbashkët, e drejtë dhe normale po çon drejt një bote të pabanushme jo vetëm për të varfërit por edhe për të pasurit të cilët janë bashkëjetues me fatkeqësinë.
Teoria e karremit, ku militantë fodull dhe varfanjakë (fatkeqësisht) në perpjekje për të kapur karremin tërheqin karrocen e të privilegjuarëve duhet të marrë fund!
Çdo njeri duke zgjedhur ti shërbejë një qëllimi, krijon një personalitet – thoshte Sartri.
Çfarë personaliteti mund të krijojë një i ri sot, ku alternativat që i imponohen nga pushteti kanë si qëllim të vetëm dhe final vjedhjen dhe mashtrimin?
Degradimi i vlerave projektohet nga lart, nga ata që kanë pushtetin për të përhapur modele sjelljeje dhe jetese dhe pastaj fajësojnë dhe akuzojnë qytetarët se janë ata fajtorë për këtë sistem pervers.
Media projekton vetem figura që bëjnë lojën e këtij sistemi, pseudo-intelektualë që shpërqendrojnë vëmëndjen e publikut nga hallet dhe problemet reale duke diskutuar për pikat e bardha të kësaj njolle të zezë që ka kapluar shqipërinë.
Po jetojmë në një kohë Orwell-iane sipas modelit të kontrollit total, i cili nga një projeksion burgu shndërrohet në një metaforë për tërësinë e shoqërisë.
Dija e cila pritej të na sillte më shumë emancipim është kthyer në një instrument dominimi dhe kontrolli, ndërsa e vërteta nuk është një vlerë e cila i imponohet pushtetit, por përkundrazi vetëm një produkt i relacioneve pushtetore.
ShqipON mbështetet tek konceptimi Iluminist i politikës si mënyra e organizimit të së mirës së përbashkët nga vetë komuniteti dhe jo nga ndermjetësuesit apo sekserët.
Vendimmarrja politike dhe ekonomike duhet të burojë dhe të vendoset direkt nga komuniteti i cili i vuan pasojat e këtyre vendimeve dhe jo nga një grusht njerëzish të cilët jo vetem që nuk i vuajnë pasojat e vendimeve por vazhdojnë të përsërisin të njëjtën rutinë vjedhjesh, pa fund në shpinën e komunitetit.
Kalimi i pushtetit nga partitë tek qytetarët i jep fund edhe një populli minoren i cili gjendet spektator para fatit të tij.
Në Demokraci Pjesëmarrëse qytetarët maturohen dhe marrin vetë vendimet për komunitetin e tyre dhe bashkë me vendimet mbajnë edhe pergjegjësinë.
Rrugetimi ka nisur…!
*Aktiviste Shqip On