Home Gjeo-Ekonomia Ja si (nuk)mund të bëhet qeveria e ardhshme e Kosoves

Ja si (nuk)mund të bëhet qeveria e ardhshme e Kosoves

Nga Fadil Maloku

Janë shtatë pengesa (argumente) logjike politike që e PAMUNDËSOJNË skenarin e formimit të qeverisë;(Zgjedhjet e reja, mbesin edhe më tej opsioni më real për të dalur nga rrethi vicioz…!Pengesa;

  1. Si mund të ndërtohet një koalicion funksional dhe i qëndrueshëm ndërmjet partive që kanë narrativa dhe bindje diametralisht të kundërta për luftën e UÇK-së dhe për të kaluarën e luftës?
    Pengesa;
  2. Si mund të arrihet një marrëveshje xhentëmene koalicionesh midis partive që akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion dhe kriminalizim të shtetit dhe keqpërdorim të pushtetit?;
    Pengesa;
  3. Si mund të tejkalohen, situatat e anonimiziteteve, smirës dhe inateve midis liderëve që nuk komunikojnë as në mënyrë institucionale, e lëre më politike?;
    Pengesa;
  4. A mundet qeveria e ardhshme (qoftë ajo edhe e brishtë dhe e varur nga dy giishtat e një deputeti të vetëm!) të merret vesh për një ndarje pushteti, kur nuk s’ka asnjë platformë të përbashkët për ekonominë, dialogun me Serbinë, për Reformën në Gjyqësi, për Zajednicën, për integrimet, për heqjen e sanksioneve…;
    Pengesa;
  5. Si të ç’rrënjosen interesat personale, ato klanore e grupore të liderëve politikë, në mënyrë që ato të vëhen në shërbim të shtetit dhe kombit, në faza afatgjata;
    Pengesa;
  6. Si mund të bëhet praktik e pragmatik një koalicion evident, kur partitë e mëdha e shohin në vazhdimësi njëra-tjetrën si “kërcënim ekzistencial”?!;
    Pengesa;
  7. Si mundet të bëhet një qeveri; efektive, profesionale dhe praktike e pragmatike, kur ende ka parti të tilla që janë tërësisht të vetëdijshme për; lëvizjet tektonike gjeopolitike e gjeostrategjike në rajon, kontinent dhe në botë?!;

Janë shtatë arsyet (arguemente) logjike politike që e MUNDËSOJNË skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë;
Argumenti i parë;

  • A mund të jetë mungesa e presionit të faktorit ndërkombëtar një arsye e mjaftueshme për t’u rritur “interesimi” dhe interesi…për një koalicion të gjerë;
    Argumenti i dytë;
  • A mund të bashkohen partitë në një platformë minimale të përbashkët për reforma në gjyqësi, për Zajedniceb, për kruzëb ejinomike dhe dialogun me Serbinë?
    Argumenti i tretë;
  • A kemi në skenën tonë politike një burrështetas (intelektual apo institucion kredibil) karizmatik që mund të ua transmetoj thjesht e qartë rreziqet për zhbërjen e shtetësisë së Kosovës dhe për kanosjen e interesave afatgjata gjithëshqiptare në rajon;
    Argumenti i katërt;
  • A mundet humbja e besimit qytetar t’u shërbej partive të sotme si një motiv mobilizues për tejkalimin e ndasive, smirës dhe inateve në ndërtimin e një koalicioni stabil e efektiv;
    Argumenti i pestë;
  • A mund të kontribuonin partitë (player shaft) e vogla të shërbenin si një urë lidhëse për tejkalimin e ngërqit dhe krijimin e një koalicion më të gjerë shqiptar;
    Argumenti i gjashtë;
  • A mundet përvoja e bashkëqeverisjes frustruese që ndodhi në të kaluarë të shërbej si një pikë fillestare për një klimë të re koalicionesh gjithpërfshirëse shqiptare;
    Argumenti i shtatë;
  • A mund të ndodhë që sfidat integruese, rreziqet për sigurinë dhe marrëveshjet a arritura (2013, 2015, 2023) t’i fusin në obligime moralo-politike ish qeveritarët dhe ish opozitarët në një front të përbashkët qeverisës?;
    P.S. Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës mund të formohet, nëse përveç vullnetit politik arrihet të krijohet edhe një ndërgjegjësim i lartë moral (se politikë pa moral s’ka) i deputetëve që dhanë betimin dhe sidomos një ndërgjegjësim i qytetarisë për peshën e votës së tyrenë të ardhmen)