Home Approccio Italo Albanese PRANIA E LETËRSISË BASHKËKOHORE ITALIANE DHE ASAJ NDËRKOMBËTARE NË GAZETËN LETRARE DHE...

PRANIA E LETËRSISË BASHKËKOHORE ITALIANE DHE ASAJ NDËRKOMBËTARE NË GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”

Nga Angela Kosta

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00′ Shtëpia Botuese “Nacional” organizoi në Tiranë konferencën:

PRANIA E LETËRSISË BASHKËKOHORE ITALIANE DHE ASAJ NDËRKOMBËTARE NË GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”

Veprimtaria u zhvillua në sallën e konferencave në Hotel Oxford ku Shtëpia Botuese “Nacional” pati kënaqësinë të zhvillojë dhe të paraqesë një ngjarje të veçantë kulturore dhe intelektuale, e cila u zhvillua në zemër të Tiranës.
Konferenca synoi të hedhë dritë mbi ndikimin, prurjet dhe jehonën e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare në një nga platformat më të rëndësishme të kulturës dhe letrave shqipe, gazetën letrare dhe kulturore “Nacional”. Pasi drejtuesi Dr Mujo Bucpapaj u dha mirëseardhjen të ftuarve të nderit dhe pjesëmarrësve, e mori fjalën Dr Regina Resta Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS, e njohur nga Senati i Republikës Italiane, e cila shprehu mirënjohjen e thellë për këtë event – shkëmbim kulturor midis dy shteteve. Ajo u ndal gjatë dhe theksoi kontributin e rëndësishëm të Gazeta Nacional dhe të vetë Dr Mujo Buçpapaj, në promovimin e vlerave kulturore jo vetëm të autorëve dhe artistëve italian, por edhe nga e gjithë bota. Gjithashtu, Dr Regina premtoi se do të rikthehej në vendin tonë të bukur, për shkëmbime veprimtarish të tjera kulturore. Më pas e mori fjalën Zv. Presidenti i Shoqatës Goffredo Palmerini i cili gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë të ishte i pranishëm në këtë event. Ai rrëfeu se rreth viteve ’80 kur ishte Zv. Kryetar i Bashkisë në Aquila, pati nderin të njihej me veprën e shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare: Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur i cili po regjistrohej si film me aktorë të njohur italian duke përfshirë edhe Mastroianin, në këtë qytet të mrekullueshëm. Më pas e mori fjalën Dr Klara Kodra e cila e tregoi për origjinën e nënës së saj italiane si dhe marrëdhëniet e ngushta artistike dhe letrare me shtetin tonë fqinjë. Dr Klara u ndal gjithashtu në veprimtarinë e zgjeruar të gazetës Nacional dhe kontributin shumëvjeçar të kësaj media, në aspektin e shpërndarjes të veprimtarisë së shumë autorëve italian dhe atyre të huaj. Pasi u shkëmbyen Certifika Mirënjohjeje nga të dyja palët, fjalën e morën edhe studiues, shkrimtar dhe autorë të tjerë. Eventi u mbyll nga koordinatorja Angela Kosta e cila i shprehu mirënjohjen të ftuarve të nderit si dhe të gjithë të pranishmëve në sallë.

Të ftuar nderi ishin :

  1. Regina Resta – Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS, e njohur nga Senati i Republikës Italiane
  2. Dr. Znj. Mirella Cristina
    (juriste, deputete, komisioni i drejtësisë)
  3. Goffredo Palmerini
    (Gazetar)
  4. MARIA PIA TURIELLO
    (Kriminologe forenzike, kryetare e Komisionit Shkencor)
  5. MIRJANA DOBRILLA
    (Shkrimtare, përkthyese)