Home KRYESORE Të provosh! Nga Irena Dragoti

Të provosh! Nga Irena Dragoti

Jeta shpesh, frenon revanshin…
Luhatet, siç shket shikimi
kur ndjek në miljen fatale ,
çuditë e një dite rutinë..
Horizontin ia dridh një frenim i fortë, i ajrit
ndër hojet e gjoksit
sa herë humbjet ndezin alarmin…

Çasti kur mendon,se jeta shkon mirë
kur beson se tulipanët e syve veç ia shtojnë etjen
është koha kur ajo po mbijeton
prej liqenit që harron ndezur vesën

Shoh pyllin nga larg e ndiej prekjen e tij
Udha që pret ti mbushen gropat,
ia humb tiparet
Kapërdij fundliqenin me një frymë
Çdo gjë këtu nis e më flet për fillimim..
Peshkatarët çajnë akullin, kaq mote
nën heshtjen e Zotit
Mërdhin lavdia e lirisë së peshqve
pa i ngrirë krahët

Të provosh vlen njëlloj
si të jesh fitues..