Home KRYESORE Largimi i z. Mitat Tola nga Policia Rrugore nuk eshte zgjidhje!

Largimi i z. Mitat Tola nga Policia Rrugore nuk eshte zgjidhje!

Nga Denis Dyrnjaja

Largimi i zotit Mitat Tola si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore nuk është zgjidhja dhe shkaku i aksidenteve të shumta rrugore edhe me pasoja në jetë njerëzish.

Të ecësh në rrugët e Shqipërisë mund të bëhesh vetë viktimë ose të jesh shkaktar i një viktime dhe kjo për fatin se askush nga ne që konsumojmë trafikun rrugor si të motorrizuar si këmbësor nuk i njohim ose nuk i zbatojmë rregullat e kodit rrugor.

Kjo situatë nuk zgjidhet me shkarkime dhe emërime drejtësish apo me masa penalizuese por zgjidhet me edukimin e publikut dhe përhapjen e kulturës së të ecurit në rrugë.

Respekt për punën si profesionist të z.Mitat Tola, një ndër profesionistët më të mirë të policisë shqiptare.

Share: