Nga Ylli Dylgjeri
Shqipërinë i ka rënë kanceri cannabis!
Pas goditjet spetakolare të drogës së Lazaratit metastazat e cannabisit morën dhenë anembanë territorit që quhet Shqipëri. Për herë të parë nuk dëgjuam që mbi këtë tumor Lazaratas nuk ka nevojë për kimioterapi në tere vendin. Pamjet e publikura sot në TV, dhe gjatë javes së shkuar janë ngjethëse. Kudo parcela të mbjella në të gjithë territorin e vëndit.
Nga Veriu në Jug. Nga malësia e Shkodres, në malësinë e Vlorës, të Tepelenës, e kudo. Gjethet jeshile gjallojnë si gjemba të ngrehur, gati për të çpuar hundet e rinisë konsumatore. Lartësia e saj po mbulon policët, e gazetarët investigativë që bëjnë foto e dergojnë lajme nga parcelat e saj.
Qentë e drogës në pikat doganore janë të lodhur. Era e canabisit i ka dehur.
Çtë bëjmë? Vetëm me foto nga lart e shkulje nga poshë nuk i dilet.
Nuk dua të jap më mënd. As nuk po hedh baltë. Por, propaganda e derisotme më bën të vjell. Kush e ka marrë përsipër, duket se nuk e bën dot.
Kërkohet një zgjidhje tjeter.