Nga Halil Matoshi
Tashti te gjithe bahen te ditun e te thone gjana te trishtueme, se si u dashka me u mbylle rinia ne shtepi, se si nuk ban me dale e me degju muzike, me u shoqnu me moshataret e tyne, qofte edhe me ni gote birre ne dore…
E rinia e Kosoves nuk asht mbylle as ne kohen e terroroit te fashizmit te Millosheviqit edhe kur u vritej ndonji shok a shoqe, e pse me u mbyll tashti?
Incidente te tilla ndodhin kudo edhe ne Europe.
Uroj qe ata te reja e te rinj te perfshime ne incident te kene shpetue nga ma e keqja dhe te sherohen shpejt!
Natyrisht qe ne cdo shoqni e ne cdo qytet ka ndoji bandit qe bredh e lyp bela, natyrisht qe forcat e rendit ne tubime te mdhaja duhet me qene ma t’organizueme, natyrisht qe organizatori dhe kompanite e birres duhet te kene ma shume kontroll e sigurim privat;
Natyrishtqe adoleshenteve nen 18 vjet nuk guxohet t’u shitet birra;
Natyrisht qe policia duhet ndermarr opercione bastisjeje per arme kudo, ne kafene, ne vetura, ne diskoteka, kudo qe ka mledhi masash;
Ata qe dalin me u kenaq (edhe me ndonji gote birre) jam i sigurt qe nuk shkaktojne telashe!
Telashe shkaktojne te frustruemit, ose te keqedukuemit qe jane fatkeqesisht shume ne kete shoqni pa ide dhe ideale!
Por, kujdes kush u thote te mnbyllen femijte ne shtepi asht anmiku i kesaj shoqnie!?
Jo, me asnji kusht nuk guxojme t’i mbyllim te rejat e te rinjte ne shtepi dhe te krijojme sindromen e kercenimit permanent, klinse jemi te sulmuar nga nji anmik qe s’asht, nga nji anmik qe po e fabrikon dikush me qellime thjesht politike.
Po lexoj budallalleqe te skajshme, primitive, madje edhe nga njerez publike, madje edhe nga sosh qe marrin rroga per organizim te jetes qytetare, te evenimenteve kulturore e sportive, koncerteve e performansave te rinise, por qe, ne Prishtine qe dy muej pos kafeneve sen tjeter s’funksionon!
Mbretnon vdekje kulturore!
Prandej: Vdekje atyne qe krijojne panik e e forcojne sindromin se ‘JEMI NE LUFTE”, sepse ne, kosovaret nuk jemi ne lufte me askend, jetojme ne liri dhe ne paqe qytetare, nderfetare e nderetnike!
Per kete meritojne lavdata te gjithe qytetaret kosovare, pa dallim… Liri dhe kenaqje per rinine e Kosoves!
Sonte jam me ta: Me rinine!
PS:
Une me djemt e mi isha ne sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kam pa vetem ftyra te qeshuna. Une kam me dale pernate ne kete shesh!