Home KRYESORE Ujërat…

Ujërat…

Nga Flutura Acka

Ai ujë që të prek
Jam unë
Tretur në nxitimin e natyrës
Së koklavitur prej dehjes.
Gurët e ‘zënkave’ ngrënë rrokullimës
Sheshohen e shtyhen së shkuarës.
Tejdukshëm vlimi į largët
Më vjen rrjedhës
E më sjell shijen
E ujërash që të kanë prekur
Ende të njelmët.

Share: